Sociale 15 February 2026, 14:34 Nga VNA

Kanalizimi i lumenjve/Pse "zgjidhja" e betonit shpesh bëhet shkaku i përmbytjeve

Ndaje në Whatsapp
Kanalizimi i lumenjve/Pse "zgjidhja" e betonit shpesh bëhet

Në shumë qytete, ndërhyrjet në lumenjtë urbanë paraqiten si projekte “pastrimi”, “rigjallërimi” apo “mbrojtjeje nga përmbytjet”. Megjithatë, realiteti hidrologjik dhe përvoja ndërkombëtare tregojnë se kanalizimi i lumenjve me beton nuk është zgjidhje afatgjatë.

Lumi nuk është thjesht një tub ku kalon uji. Ai është një sistem i gjallë, me shtrat, brigje, bimësi dhe tokë që thith ujin. Në kushte natyrore, kur bie shumë shi, lumi zgjerohet në zonat përreth, ku uji përthithet dhe depozitohet përkohësisht.

Kur ky sistem zëvendësohet me beton, rrjedha përshpejtohet dhe përmbytjet zhvendosen më poshtë, por me intensitet më të madh.

Një lumë i betonuar funksionon si kanal kullimi: uji rrëshqet me shpejtësi drejt zonave urbane, duke krijuar kulme më të larta përmbytjeje.

Problemi bëhet edhe më i madh kur kanalizimi shoqërohet me asfaltim, ndërtime pranë brigjeve dhe zhdukje të gjelbërimit. I gjithë qyteti kthehet në sipërfaqe të fortë, ku uji nuk përthithet.

Qytetet e përparuara po e heqin betonin nga lumenjtë dhe po krijojnë parqe që përmbyten sipas konceptit të “qytetit sfungjer”.

Zgjidhjet moderne përfshijnë brigje natyrore, zona të gjelbra dhe sipërfaqe që përthithin ujë, të cilat e ulin kulmin e përmbytjes dhe rrisin sigurinë urbane.

Betonizimi i lumenjve nuk është zgjidhje afatgjatë. Qytetet duhet të bashkëjetojnë me ujin përmes natyrës dhe zgjidhjeve të qëndrueshme.

Nga Zydi Teqja 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme