Kronika 17 February 2026, 20:43 Nga VNA

Vrasja e Jani Aliaj në burgun e Koridhalos/ Zbardhen detaje mbi “kontratën e vdekjes” dhe konfliktin e hershëm me Elton Çiçon

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Jani Aliaj në burgun e Koridhalos/ Zbardhen detaje mbi

Emisioni "Në Shënjestër" ka zbardhur të tjera detaje lidhur me vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi, një ngjarje që sipas autoriteteve greke dhe burimeve hetimore, dyshohet të jetë kryer në kuadër të një “kontrate vdekjeje” të porositur jashtë ambienteve të burgut.

Ngjarja ndodhi më 19 janar 2026, brenda sektorit nr. 3 të burgut të sigurisë së lartë në Burgu i Koridhalos, ku Aliaj po vuante dënimin pas arrestimit të tij në Greqi në fund të vitit 2024. Ai ishte arrestuar mbrëmjen e 31 dhjetorit 2024, ndërsa fshihej me identitet të rremë, nën emrin Aleksan Kreshnik.

Dyshimet për “kontratë vdekjeje”

Sipas mediave greke dhe burimeve pranë hetimit, ndaj Aliajt ekzistonte informacion paraprak për një plan për eliminimin e tij. Për këtë arsye, ai ishte transferuar përkohësisht në sektorin e grave për arsye sigurie. Megjithatë, më vonë ai u rikthye sërish në sektorin e burrave, pa një shpjegim publik mbi arsyet e këtij vendimi. Pak muaj para vrasjes, Aliaj kishte qenë objekt i një tjetër sulmi me thikë brenda burgut, të cilit i kishte mbijetuar. Vrasja përfundimtare u krye me goditje thike në qeli.

Fillimisht si autor i dyshuar u përfol një i dënuar grek, i njohur për përfshirje në krime të rënda dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, qelia e të cilit ndodhej pranë asaj të Aliajt. Megjithatë, hetimet dyshohet se janë orientuar drejt pistës së një porositjeje të ardhur nga jashtë burgut.

E kaluara kriminale

Jani Aliaj ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Athinë në vitin 2006, si dhe për armëmbajtje pa leje. Më herët, ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit dhe ishte strehuar në Shqipëri. Në Shqipëri, Aliaj u përfshi në disa episode të rënda kriminale, përfshirë një atentat të dështuar në Përmet në vitin 2015 dhe, më 1 maj 2016, vrasjen e Elton Çiços në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Për këtë ngjarje, ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Konflikti me Elton Çiçon

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes Jani Aliajt dhe Elton Çiços kishte nisur vite më parë, gjatë kohës kur të dy po vuanin dënimin në një burg në Athinë. Përplasja mes tyre kishte degjeneruar në dhunë me mjete prerëse, ku Çiço kishte mbetur i plagosur rëndë. Hetimet për vrasjen e Çiços zbuluan se Aliaj kishte shprehur hapur qëllimin për ta vrarë atë, duke e konsideruar përgjegjës për atentatet e kryera ndaj tij në Tiranë dhe në aksin Tepelenë–Gjirokastër në fillim të vitit 2016. Më 1 maj 2016, Elton Çiço u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë. Pamjet filmike dhe provat e mbledhura nga policia çuan në identifikimin e Aliajt si autor i dyshuar i krimit. Automjeti i përdorur në atentat ishte i regjistruar në emër të një miku të tij, ndërsa veshjet e gjetura në banesën me qira përputheshin me ato të personit të filmuar në vendngjarje.

Rrjeti i konflikteve dhe atentateve

Nga të dhënat hetimore rezulton se përplasja mes Aliajt dhe Çiços ishte thelluar edhe për shkak të konflikteve të mëparshme në Tepelenë dhe lidhjeve me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Të dy palët dyshohet se kishin vendosur persona për të ndjekur dhe survejuar njëri-tjetrin. Pas vrasjes së Çiços, disa persona të lidhur me rrethin e tij u larguan jashtë vendit, ndërsa të tjerë u përfshinë në episode të mëvonshme dhune.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme