Politika 17 February 2026, 19:35 Nga VNA

Brukseli paralajmëron Edi Ramën. Komisioni Europian: Pavarësia e gjyqësorit është vijë e kuqe për integrimin

Ndaje në Whatsapp
Brukseli paralajmëron Edi Ramën. Komisioni Europian: Pavarësia e

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me propozimin e qeverisë shqiptare për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, që synojnë t’u heqin gjykatave të drejtën për të marrë vendime pezullimi ndaj figurave të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin, ministrat, Presidentin, Avokatin e Popullit dhe kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në një reagim për Top News, Komisioni Europian thekson se çdo nismë legjislative që lidhet me sistemin e drejtësisë duhet të jetë në përputhje me standardet europiane dhe me acquis të Bashkimit Europian, duke respektuar parimet e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit.

Sipas deklaratës, Bashkimi Europian po e ndjek nga afër amendamentin e paraqitur më 16 shkurt, duke e konsideruar atë pjesë të reformave që vlerësohen në kuadër të procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim. Brukseli thekson se sundimi i ligjit dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të drejtësisë mbeten elemente themelore për rrugën europiane të vendit.

Komisioni Europian ka kujtuar gjithashtu se retorika politike që dëmton besimin publik ndaj gjyqësorit dhe institucioneve të prokurorisë është joproduktive, duke dhënë një sinjal të qartë mbi rëndësinë e ruajtjes së balancës institucionale dhe respektimit të ndarjes së pushteteve.

Në reagim nënvizohet edhe përgjegjësia e Kuvendi i Shqipërisë për të trajtuar pa vonesa kërkesat për heqjen e imunitetit të deputetëve, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit, një nga kushtet kyçe për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.

Reagimi i plotë :

“BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe me standardet europiane.

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Sundimi i ligjit dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë është joproduktive. 

Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Top News.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme