Politika 13 Shkurt 2026, 09:08 Nga VNA

Portet e Shqipërisë në "shitje" pa garë: Mazhoranca socialiste propozon ligjin që u jep investitorëve strategjikë kontroll privat mbi bregdetin

Ndaje në Whatsapp
Portet e Shqipërisë në "shitje" pa garë:

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si do të ndërtohen dhe operohen portet turistike në vend, duke anashkaluar hapur konkurrencën dhe interesin publik. Përmes një shtese në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike”, mazhoranca përmes deputetes Zamira Sina, kërkon t’u japë të drejtën investitorëve strategjikë që të ndërtojnë dhe operojnë porte pa iu nënshtruar asnjë procedure gare apo koncesioni.
Sipas dokumentit të propozuar, kur një subjekt përfiton statusin "Investitor Strategjik" dhe porti turistike është pjesë e projektit të tij, ndërtimi dhe operimi i këtij porti "përjashtohet nga parashikimi" i ligjit aktual, i cili kërkon procedura konkurruese,. Kjo do të thotë se portet, të cilat janë pasuri kombëtare, nuk do t'i nënshtrohen më garës për ofertën më të mirë, por do t’u jepen drejtpërdrejt subjekteve private që kanë marrë bekimin e Komitetit të Investimeve Strategjike,.
Në relacionin shpjegues të projektligjit, mazhoranca pranon se sipas kuadrit aktual ligjor, portet turistike duhet të jepen me koncesion ose përmes formave të tjera konkurruese. Megjithatë, ata argumentojnë se aplikimi i këtyre procedurave paralele me ligjin për investimet strategjike krijon "mbivendosje procedurash" dhe "vështirësi në realizimin e projekteve",.
Në emër të "shpejtësisë" dhe "unitetit të projektit", nisma synon që kontrata për këto porte të mos lidhet më përmes një gare të hapur, por kushtet dhe dokumentacioni të përcaktohen thjesht me Vendim të Këshillit të Ministrave,. Kjo praktikë rrit rrezikun e klientelizmit, duke i kthyer portet turistike efektivisht në porte private të kontrolluara nga një grusht investitorësh.
Ajo që ngre më shumë dyshime është fakti se ky projektligj, i depozituar në shkurt të vitit 2026, nuk ka qenë i parashikuar në planin analitik të projekteve për vitin 2026. Pavarësisht kësaj, mazhoranca po nxiton ta kalojë, duke pretenduar se kjo do të nxisë "turizmin elitar", ndonëse në realitet po eliminon mbrojtjen e fundit ligjore që garantonte se pasuritë publike bregdetare nuk do të jepeshin pa garë,.
Kjo nismë shënon një hap pas për sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit, duke krijuar një shteg të privilegjuar për ata që qeveria i klasifikon si "strategjikë", ndërkohë që u mbyll derën praktikave transparente të prokurimit publik.
Dy fjalë për propozuesen: Ajo që ka marrë përsipër të firmosë këtë ligj që dukshëm favorizon një grusht njerëzish, është Zamira Sina. Ajo u bë deputete nga listat e sigurta të Edi Ramës pasi e kishte sharë e telendisur kryeministrin poshtë zyrës së tij, nga Çadra e Lirisë së Lulzim Bashës.
Në fushatën ë 11 majit, ajo “shkëlqeu” në Vlorë, teksa ju thoshte votuesve “Hapni sytë o njerëz, si është bërë Vlora. Hënën në tokë nuk jua zbresim dot”.

Lexo gjithashtu

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme