Politika 17 February 2026, 20:14 Nga VNA

Berisha në Krujë: Media më keq se në diktaturë”. Thirrje për pjesmarrje në protestën e 20 shkurtit

Ndaje në Whatsapp
Berisha në Krujë: Media më keq se në diktaturë”.

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me demokratët në Krujë, në kuadër të mobilizimit për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt. Në fjalën e tij, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë dhe hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se mediat në vend janë të kontrolluara nga pushteti.

Por momenti që ra më shumë në sy ishte deklarata e tij se situata mediatike sot është më e keqe se gjatë regjimit komunist, ku – sipas tij – qytetarët orientoheshin më lehtë falë burimeve alternative të informacionit si VOA, Radio Vatikani apo televizionet italiane.

Ironia e situatës qëndron në faktin se vetë takimi i Berishës në Krujë u transmetua live nga të paktën pesë televizione njëkohësisht, ndërsa deklaratat e tij të përditshme vijojnë të transmetohen në kohë reale nga pothuajse të gjitha mediat audiovizive në vend. Ndërsa ai fliste për një realitet mediatik të “pushtuar”, regjia e takimit të tij pasqyrohej direkt në disa ekrane.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë se përdor taksat e qytetarëve për propagandë dhe se kjo, sipas tij, ndikon në deformimin e votës dhe në largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me modele autoritare në rajon, duke folur për ndikimin e krimit dhe parasë së drogës në politikë.

Takimi në Krujë shërbeu si një tjetër etapë e fushatës së opozitës për protestën e 20 shkurtit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme