Sociale 14 September 2025, 10:22 Nga VNA

Jozefina Topalli mungon në seancën e parë të Kuvendit, marton djalin në një dasmë luksoze në Romë

Ndaje në Whatsapp
Jozefina Topalli mungon në seancën e parë të Kuvendit,

Jozefina Topalli mungoi në seancën hapëse dhe betimin e parlamentit të ri. Arsyeja? Martonte djalin e saj. Motiv i rëndësishëm për të mos marrë pjesë në një seancë rutinë. VNA mësoi se djali i saj Genar Topalli organizoi mbrëmë, të shtunë, ceremoninë e martesës në kryeqytetin italian. Vila Miani në Romë ishte vendi që priti të ftuarit në një ceremoni ku nuk mungoi as spektakli piroteknik. Edhe pse të ftuarit ishin “detyruar” të mos merrnin celularët me vete për të fiksuar momente nga ceremonia e dasmës, duket se disa prej tyre nuk i kanë rezistuar tundimit për të shkrepur fotot e rastit. Dhe në fakt, vila madhështore ja vlente të fiksohej. Në faqen zyrtare të Vila Mianit mund të shohësh një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku ambientet janë të denja për një dasmë mbretërore. Po kaq madhështore janë dhe çmimet e saj. Për një rezervim të thjeshtë pa llogaritur ushqimin, muzikën apo shfaqjet e ndryshme çmimi shkon deri në 100 mijë euro. Por duke parë spektaklin që ofron një ceremoni dasmore në këtë vend janë absolutisht të justifikuara. Fundja opozita ka nevojë për një “refresh” para nisjes së sezonit të ri parlamentar dhe përballjes me regjimin e Ramës. E kush më mirë se Roma dhe kështjellat e saj ta ofrojnë këtë mundësi. Me urimin për trashëgimi të çiftit Genar Topalli dhe Cindy Marina i urojmë zonjës Topalli edhe një rikthim të fuqishëm në jetën parlamentare. Të paktën mijëra eurot e shpenzuara në Vila Miani nuk janë çuar dëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme