Sociale 14 Shtator 2025, 08:38 Nga VNA

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Ndaje në Whatsapp
Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg.

Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit.

Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës.

Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Nga ana tjetër, kalimi në teknologjinë 5G dhe nevojat e vazhdueshme në teknologji kanë ushqyer edhe më shumë presione rritëse mbi çmimet e operatorëve celularë në vend.

Shqiptarët konsumuan 2 miliardë GB internet në 2024

Tregu i komunikimeve elektronike është gjithnjë e më i orientuar në shërbimin e internetit.

Të dhënat nga AKEP tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje, si nga rrjetet fikse, ashtu edhe nga ato celulare dhe arriti volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt) për 2024.

Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB, ose rreth 41% më shumë se viti 2023.

Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit për aksesimin e shërbimeve financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj. Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband me shpejtësi dhe cilësi të lartë.

Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).

Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të

parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.

Operatorët investuan 5.2 miliardë lekë

Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024, sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.

Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.

Për tremujorin e parë të vitit 2025, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.

Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek aplikacionet OTT, të bazuara tek interneti.

Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.

Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare.

Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar, investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia

DSL drejt teknologjisë me fibër. Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.

Të dhënat më të fundit të AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë 2025 arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al

Video

Agim Agushi zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness! Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar rekordin e tij unik të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik. Gjatë performancës mbresëlënëse, Agushi xhongloi me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi – një sfidë që kërkon aftësi të jashtëzakonshme, durim dhe talent të veçantë. Rekordi u verifikua nga përfaqësuesit e Guinness World Records dhe tani është pjesë e historisë botërore. Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë ishin dëshmitarë të këtij momenti historik që vendos Himarën në hartën e rekordeve globale.

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra banorë të pastrehë janë ende në pritje të banesave të premtuara nga programi i zvarritur dhe jotransparent i Rindërtimit. https://www.vna.al/sociale/rindertimi-banoret-ende-ne-pritje-te-shtepive-i17614

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme