Sociale 14 Shtator 2025, 07:25 Nga VNA

Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant. Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).

Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europiane, e cila është vendosur në 100%. Vetëm Maqedonia e Veriut, me një indeks prej 49.5, është më e lirë se Shqipëria në këtë kategori.

Kjo do të thotë se ushqimi në restorante dhe akomodimi në Shqipëri kushtojnë gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të BE-së. Shqipëria është më e lirë se vende të rajonit si Turqia (68.9), Rumania (68.5) apo Bullgaria (53.2) – dhe shumë më e lirë se shtete si Italia (106.9), Franca (110.0) apo Gjermania (112.1).

Përveç të dhënave zyrtare nga Eurostat, edhe platforma ndërkombëtare Numbeo konfirmon se Tirana është një nga qytetet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë. Sipas Numbeo-s, një vakt i thjeshtë për një person kushton mesatarisht 9 euro, ndërsa një darkë për dy persona, në një restorant me çmim mesatar është rreth 22.50 euro. Këto çmime janë dukshëm më të ulëta krahasuar me qytete si Roma (15€/33€), Athina (15€/27€) apo Parisi (15€/31€) – pa përmendur kryeqytete si Stokholmi ku një darkë e ngjashme kap 51 euro.

Në këtë kontekst, të dhënat nga Eurostat dhe Numbeo plotësojnë njëra-tjetrën, Shqipëria jo vetëm që renditet e dyta më e lirë në Europë për restorante e hotele, por ofron gjithashtu një raport cilësi–çmim shumë konkurrues, veçanërisht për turistët nga Europa Perëndimore që në vendin e tyre do të paguanin dyfish për të njëjtën përvojë.

Media e njohur “Travel and Tour World” e cilëson Shqipërinë si një nga destinacionet më të përballueshme në Mesdhe, krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Ajo veçon Sarandën si një “Ibiza me çmime të buta”, ku një darkë për dy kushton rreth 5,000 lekë dhe një birrë vetëm 250 lekë. Sipas medias, turistët po e zgjedhin Shqipërinë për çmimet e ulëta, atmosferën e qetë dhe përvojën autentike që ofron.

Ky avantazh e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët që kërkojnë përvoja kulinare dhe kulturore me çmime të përballueshme. Por ekspertët paralajmërojnë se ruajtja e këtij avantazhi kërkon kujdes në menaxhimin e cilësisë, që çmimet e ulëta të mos kthehen në sinjal të një shërbimi të dobët.

Në këtë sfond, Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, paralajmëron: “Restorantet nuk mund të ofrojnë standard cilësor me kosto të ulët, pasi qiratë dhe pagat po standardizohen drejt rajonit.”

Por, nëse Shqipëria zgjedh të ndjekë rrugën e rritjes së çmimeve pa një strategji të qartë për të ruajtur cilësinë dhe identitetin gastronomik, rrezikon të përballet me të njëjtin fat si Kroacia. Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Express”, në shumë zona bregdetare kroate, përvoja ushqimore është kthyer në një nga ankesat kryesore të turistëve. Rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë – përkundrazi, siç raportojnë vetë pushuesit, “ushqimi nuk është më aq i freskët dhe tradicional sa dikur”. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht në segmentin që kërkon përvoja autentike dhe të përballueshme.

Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për Shqipërinë, ku ende ekziston një mundësi reale për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm rreth kuzhinës vendase. Siç thekson Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”, “çmimet e ulëta janë përparësi, por nuk duhet të jenë qëllimi kryesor – prioritet duhet të mbetet ofrimi i një përvoje të mirëfilltë, të kujdesshme dhe me standard.”

Përballja me sfidat e brendshme kërkon më shumë sesa mbajtja artificiale e çmimeve të ulëta. Enri Jahaj thekson se “sfida më e madhe është punësimi, mbajtja e ulët e shpenzimeve dhe bashkëpunimi i sektorit së bashku”. Në mungesë të kësaj qasjeje kolektive dhe mbështetjes për ruajtjen e cilësisë me një kosto të arsyeshme, edhe vetë avantazhi aktual i Shqipërisë mund të venitet, duke i hapur rrugë një cikli rënës në turizmin gastronomik./ Monitor.al

Video

Agim Agushi zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness! Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar rekordin e tij unik të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik. Gjatë performancës mbresëlënëse, Agushi xhongloi me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi – një sfidë që kërkon aftësi të jashtëzakonshme, durim dhe talent të veçantë. Rekordi u verifikua nga përfaqësuesit e Guinness World Records dhe tani është pjesë e historisë botërore. Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë ishin dëshmitarë të këtij momenti historik që vendos Himarën në hartën e rekordeve globale.

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra banorë të pastrehë janë ende në pritje të banesave të premtuara nga programi i zvarritur dhe jotransparent i Rindërtimit. https://www.vna.al/sociale/rindertimi-banoret-ende-ne-pritje-te-shtepive-i17614

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme