Sociale 11 September 2025, 08:07 Nga VNA

Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

Ndaje në Whatsapp
Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit

Administrata publike po fryhet në numër punonjësesh vit pas viti, teksa po zhvendoset drejt pozicioneve më të larta në hierarki.

Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2019–2024 numri total i të punësuarve në shtet është rritur me rreth 10 mijë persona. Nga 172,745 të punësuar në vitin 2019, administrata shkoi në 182,430 persona në vitin 2024. Zgjerimi nuk ka ndodhur në mënyrë të barabartë në të gjitha kategoritë.

Më të favorizuarit kanë qenë ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtuesit ë lartë, të cilët janë shtuar me mbi 6,600 vetë,  me rritje me gati 47% brenda pesë vitesh. Pesha e drejtuesve në administratë është zgjeruar dukshëm në totalin e të punësuarve në këtë sektor me 11.2% më 2024 nga 8% në 2023. Punësimi shtesë në shtet tregon rritjen e peshores në favor të posteve drejtuese.

Ndërkohë, numri i specialistëve ka qenë relativisht i qëndrueshëm, duke u luhatur pak gjatë viteve dhe duke përfunduar në një nivel pak më të ulët në vitin 2024 krahasuar me 2019-ën. Në vitin 2019 kishte 76,023 specialistë, ndërsa në 2024 janë 75,817, një rënie e lehtë.

Në të kundërt, rënia më e fortë ka ndodhur tek nëpunësit e thjeshtë, nga 14,250 në 2019 në 13,286 në vitin 2024. Kjo ulje me më shumë se 900 vetë mund të lidhet me efektet e digjitalizimit të shërbimeve publike, të cilat kanë zëvendësuar nevojën për shumë pozicione fizike në sportele dhe administratë operative.

Një tjetër kategori që ka shënuar rritje të qëndrueshme janë punëtorët, të cilët janë shtuar me mbi 4,100 vetë gjatë periudhës së analizuar. Po ashtu, një rritje e lehtë vihet re edhe te teknikët dhe ndihmës specialistët, me rreth 45 vetë gjatë kësaj periudhe, duke ruajtur një qëndrueshmëri në strukturën shtetërore.

Në një kohë kur qeveria promovon digjitalizimin si një nga shtyllat e saj kryesore të reformës, rritja e ndjeshme e drejtuesve dhe e shpenzimeve për administratën fizike ngjan paradoksale.

Në këtë kontekst pritej që digjitalizimi i shërbimeve të shoqërohej me ristrukturim të administratës dhe ulje progresive të stafit, sidomos në nivelet më operative. Por të dhënat tregojnë të kundërtën, numri i të punësuarve jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur ndjeshëm në disa kategori, veçanërisht në nivelet drejtuese dhe të specializuara.

Mungesa e një reformimi të thellë dhe ristrukturimi të roleve në përputhje me teknologjinë tregon se digjitalizimi nuk po përdoret ende si instrument për të riorganizuar administratën./Monitor

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme