Politika 30 August 2024, 12:43 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike, Grupi Parlamentar i PD kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike, Grupi Parlamentar i PD kërkesë për

Grupi Parlamemtar i PD ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë ku kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon skandalit të mbetjeve toksike.

Kërkesa e dorëzuar nga Gazment Bardhi evidenton se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.

Sipas Bardhit, se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshinë përgjegjësi për veprime ta paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësinë e Këshillit të Ministrave, si dhe një mungesë neglizhence kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve tregtare private, të identifikuara deri më tani kompanitë “Kurum International” sh.a. dhe “Sokolaj” sh.p.k.

“Për këtë shkak, vetëm për dy ngarkesat e identifikuara rezulton se në Shqipëri do të rikthehet një sasi në minimum prej rreth 1600 ton mbetjesh toksike, të patrajtuara dhe të papërpunuara, që rrezikojnë të kanosin jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe pa dyshim sigurinë kombëtare.” – thuhet në kërkesën e dorëzuar nga grupi parlamentar i PD.

Gjithashtu, në kërkesë theksohet se nga të dhënat e deri më tanishme rezulton dyshimi i arsyeshëm se është cenuar interesi publik, për shkak se:

  • Kompania “Kurum International” sh.a. ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania “Sokolaj” sh.p.k. ka shkelur ligjin lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme.
  • Autoritetet përgjegjëse kanë shkelur ligjin duke mosvepruar ndaj këtyre shoqërive private për përpunimin apo transportin e mbetjeve toksike, si dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare.
  • Nga ana tjetër, Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë çështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë, dhe përmes tij edhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë trajtuar, cfarë veprimesh, kontrollesh apo aktesh mbikëqyrëse kanë ndërmarrë institucionet, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit, etj. Në këtë rast mungesa e transparencës nga ana e Qeverisë shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.” – mbyllet kërkesa për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme