Politika 29 Gusht 2024, 14:11 Nga VNA

Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik në një ‘mbledhje të jashtëzakonshme’

Ndaje në Whatsapp
Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik

Vetëm tetë ditë pas zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, këshilli bashkiak i Himarës u mblodh në një takim jashtë radhe më 12 gusht për t'i hapur rrugë transferimit të mbi 21 mijë metrave kullotë në Gjilekë për llogari të projektit strategjik “” nën administrimin e Florenc Gjikurisë.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, i propozuar nga kryetari në detyrë, , e kalon sipërfaqen nga pronësia e bashkisë në pronësi të Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, FPPMIS, që më pas e jep atë me qira simbolike 1 euro te investitori i shpallur strategjik.

Videoja e mbledhjes, e postuar në faqen e Facebook-ut të Këshillit Bashkiak tregon se 14 pjesëmarrësit në mbledhje votuan pa shumë debate, ndërsa anëtarët e opozitës në këtë këshill nuk ishin të pranishëm.

, kryetare e Partisë Demokratike në Himarë dhe drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës, pretendoi në një bisedë telefonike me BIRN se mbledhja jashtë radhe ishte bërë në shkelje të ligjit.

Dhimojani tha se kalimi i pronës nuk kishte qenë në rendin e ditës dhe se ajo nuk e kuptonte se si ishte përfshirë.

“Ky projektvendim erdhi edhe në korrik dhe unë kundërshtova kalimin në rend dite, pasi nuk kishte informacion të mjaftueshëm,” tha Dhimojani. Ajo tha se ka paqartësi nëse toka ka apo jo konflikt gjyqësor dhe shtoi se nuk kishte dijeni që për të të ishin zhvilluar dëgjesa publike.

I pyetur në lidhje me kundërshtimet për këtë transferim, biznesmeni që administron “White Roads Hotel” e konsideroi vendimin një procedurë rutinë.

Ai tha se kundërshtimet dhe bojkoti nga opozita vinin për shkak të situatës së tensionuar paszgjedhore. Gjikuria pretendoi se për këtë kalim pronësie ishin bërë edhe dëgjesat publike.

“Shumica e sipërfaqes që përdor projekti është private,” tha Gjikuria.

Megjithatë, dokumentet bashkangjitur vendimit të Këshillit Bashkiak tregojnë se sipërfaqja e pronës publike është gjashtë herë më e madhe sesa prona private e investitorit prej 3297 metrash.

Shtesa 2 hektarë

Projekti “White Roads Hotel” u miratua si investim strategjik në vitin 2022, duke përfituar si masë mbështetëse edhe 9100 metra katrorë tokë shtet me qira 1 euro, pasi kjo pronë u hoq më herët nga fondi kullosor i zonës.

Por një vit më pas  “White Roads Hotel” i kërkoi Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS, një sipërfaqe shtesë prej 21 mijë e 900 metrash tokë shtet, duke e arsyetuar këtë me një kontratë me brandin ndërkombëtar Hyatt International LLC.

Në këtë vendimin, KIS  miratoi edhe sipërfaqen shtesë dhe arsyetoi se ajo jepej “për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standardet më të mira të brand-it”.

Në vendim bëhet me dije se projekti synonte një resort turistik multidimensional.

“Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi”, thuhet në vendimin e KIS. Sipas vendimit, aty parashikohet një investim prej më shumë se 21 milionë eurosh.

Pas këtij vendimi dhe shtesës së dhënë, një sërë institucionesh u vunë në lëvizje për të realizuar kalimin e tokës shtesë te investitori.

Realacioni i Bashkisë Himarë, bashkëlidhur vendimit për transferimin e sipërfaqes shtesë prej mbi 2 hektarësh, detajon një sërë shkresash të shkëmbyera mes institucioneve që prej fillimit të vitit 2024, përfshi Kadastrën, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Megjithatë, këshilltarja demokrate Afrovita Dhimojani thotë se megjithë këtë angazhim, kur ky projekt- vendim iu paraqit këshillit në korrik, ajo pa se kishte mungesë të informacionit.

Dhimojani tha se kishte paqartësi për sipërfaqen, ndaj e kishte refuzuar kalimin në seancë për t'i kërkuar informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë për të verifikuar nëse mbi pronë kishte pretendime të tjera dhe nëse kishte apo jo procese gjyqësore.

Dhimojani tha se ky ishte një nga problemet më të mëdha të Himarës dhe se bashkia nuk duhej të bënte kalimin pa sqaruar këtë pjesë, pasi ishte arsye për konflikte.

Anëtarët e shumicës në Këshillin Bashkiak, janë po ashtu të ndërgjegjshëm për problemet e pronësisë. Gjatë diskutimeve në mbledhje, një këshilltare ngre pyetje nëse për pronën kishte apo jo konflikte gjyqësore dhe nëse kishte qytetarë që e pretendonin atë.

“A ka mbivendosje?”, dëgjohet të pyesë dikush nga diskutuesit.

Por diskutimet këtu u prenë shkurt. Një prej këshilltarëve të shumicës, i ulur në fund të tavolinës ku zhvillohej mbledhja, këmbëngul disa herë që projekt vendimi të hidhej për votim. “O Dhimo, ne nuk jemi gjykatë. Kaloje”, thotë një nga anëtarët e këshillit që është me shpinë nga kamera, pasi bën disa herë gjeste të ngritjes së dorës në shenjë aprovimi dhe nxitimi.

Dhimojani i tha BIRN se mbledhja e Këshillit Bashkiak për këtë çështje ishte e paligjshme, pasi nuk ndiqte procedurën e përcaktuar për mbledhje të jashtëzakonshme. Po ashtu, sipas saj kalimi i pronësisë nuk ka qenë i parashikuar në rendin e ditës.

“Unë jam anëtare e kryesisë dhe unë e pashë rendin e ditës, kishte dy pika: Ndryshimet në buxhet dhe të ndryshme”, thotë ajo. Kryetarja e PD-së për Himarën shpjegoi se te pika të ndryshme futen zakonisht shqetësime që vijnë nga banorët, por projekt vendimi i miratuar nga shumica është propozuar nga kryetari i bashkisë. Ajo tha se ata do të informoheshin për vendimin në mbledhjen e rradhës në këshill.

Të ashtuquajturit investitorë strategjikë janë ndër përfituesit më të mëdhej të pronave publike në vend. Vendimet e miratuara nga , që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë' qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Ata po ashtu marrin një sërë lehtësirash fiskale bazuar në një ligj i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, afatet e të cilit janë shtyrë herë pas here. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ligji ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale./Reporter.al

https://www.reporter.al/2024/08/29/bashkia-e-himares-i-jep-2-hektare-toke-projektit-strategjik-ne-nje-mbledhje-te-jashtezakonshme/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0juPfxIOE58GHL4TirUWp_W6AQatxHcoTrXTnz-A4QcUv6oON5R3ped2I_aem_0IxMPQz6weGiy2EtJkwJIg

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme