Politika 29 August 2024, 12:51 Nga VNA

Integrimi/Ministri i Jashtëm flet për "Ligjin e luftës" dhe kufirin detar, kundër Kurtit për Urën e Ibrit

Ndaje në Whatsapp
Integrimi/Ministri i Jashtëm flet për "Ligjin e luftës"

Pas çështjes "Beleri", kreu i diplomacisë flet për shkrije akujsh mes Shqipërisë e Greqisë

Në konferencën e ambasadorëve "Diplo 2024", ministri i Jashtëm Igli Hasani foli për çështje me rëndësi sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Europian, por edhe në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë, qoftë me hapjen e tre selive diplomatike në Indi, Indonezi e Kenia por edhe mbi marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët.
Në lidhje me kufirin detar dhe diskutimeve dypalëshe për ta dërguar në Gjykatën e Hagës, Hasani shpjegoi se nuk ka zhvillime të reja në këtë drejtim. Ministri nënvizoi se në negociatat me Greqinë për një mori temash, vëmendjen e ka marrë rrugëtimi europian i Shqipërisë.
"Me Greqinë angazhimi ka qenë konstant, me autoritetet greke për çështjen e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë një angazhim diskret, jo me deklarata dhe telefonata.
Hasani komentoi më tej edhe përplasjet që bllokuan Shqipërinë dhjetorin e shkuar në Bruksel, duke lënë të kuptohet se akujt me Greqinë kanë nisur të shkrijnë.
“Në historinë e dy popujve, dy prej realiteteve më të vjetra në rajon një individ nuk mund të prish një marrëdhënie shumë shekullore dhe ne jemi në këtë fazë ku vlerësojmë maksimalisht fqinjët tanë historikë që janë Greqia, Italia dhe Turqia. Patjetër që mos të harrojmë sa shumë ka ndodhur dhe është bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, me momente të vështira dhe të tjera shumë të mira. Dy popujt janë shumë afër dhe do vazhdojnë të jenë shumë afër dhe rrugëtimin evropian ne e shohim edhe me shtetin e Greqisë.
“Kemi disa dosje që duhet të punojmë. Duhet të maksimalizojmë aty ku rezultatet janë më konkrete dhe duhet të shtyjmë ku interesat janë më të menjëhershme dhe gjëja më e rëndësishme në këtë drejtim është verifikimi i datës për konferencën e dytë ndërqeveritare që i hap rrugën Shqipërisë për t’u bërë sa më shpejt pjesë e BE-së”.
Në fund ministri i Jashtëm vlerësoi votimin me 96 vota pro nga demokratë e socialistë të deklaratës së përbashkët, të iniciuar nga PDIU e Shpëtim Idrizit ku i kërkon qeverisë të rrisë përpjekjet me Greqinë për të hequr ligjin e luftës.
Hasani tha se ky është një hap i rëndësishëm që tregon se Tirana i shtriu dorën Athinës për të gjetur një zgjidhje mbi këtë çështje.
“Kuvendi me një iniciativë të disa deputetëve tashmë i ka ofruar Shqipërisë dhe Greqisë një dokument që shtrin dorën për të fillua për të menduar edhe njëherë këtë çështje të rëndësishme. Mendoj që rëndësia që dy vendet tona ka, duhet të kapërcejë çdo pengesë dhe të shkojmë përpara duke u bërë së bashku anëtar të BE-së pa hije të së shkuarës.”
Konferenca ndërkombëtare
Jemi gati. Kemi qenë gati prej një viti. Grup-kapitulli i parë ka përfunduar dhe thjesht pret këtë mekanizëm për t’u cilësuar i hapur. Jemi gati edhe për dy grup-kapituj të tjerë dhe po punohet intensivisht që pengesat politike të mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist që kjo vjeshtë më së fundi do të çojë shumë gjëra përpara.
“Do të jemi të përgatitur që të ecim shumë shpejt në rrugëtimin që kemi me veten, me fokus BE-në.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme