Politika 30 August 2024, 10:29 Nga VNA

Arlind Qori sulmon VNA dhe kujtohet të përmendë KURUM

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori sulmon VNA dhe kujtohet të përmendë KURUM

Pas shkrimit te publikuar dje rreth mesditës nga VNA mbi reagimet e qeverisë dhe faktorëve opozitarë për transportin e mbetjeve të dyshuara toksike ka reaguar Lëvizja BASHKË e Arlind Qorit.

Lidhur me reagimin e këtij grupimi për këtë çështje,VNA raportoi dje gjatë ditës se “Arlind Qorri i lëvizjes “Bashkë” ka reaguar në Facebook kundër ligjit për mbetjet ( importin ). Përmend dhe skandalin e mbetjeve por jo kompaninë prodhuese”- çka është një fakt lehtësisht i verifikueshëm me një vëzhgim të rrjeteve sociale të partisë dhe vetë Arlind Qorit.

Përfaqësues të këtij grupimi kanë reaguar sot me fyerje ndaj VNA sepse sipas tyre ata kanë reaguar më shumë se ç’raporton shkrimi ynë. Në fakt postimet e tyre janë publike dhe çdokush mund ti verifikojë lehtësisht. Që një intervistë me Arlind Qorin e publikuar në kanalin e partisë në Youtube të merret dhe të transmetohet vetëm dje në darkë si reagim live, kjo është më se paku e pavërtetë dhe manipulim. Reagim do të thotë qëndrim zyrtar i një partie, i një levizjeje apo i një individi që ka qëndrime të qarta për skandalet që ndodhin në këtë vend.

Gjithsesi traktet me sulme kundër një portali që ka qenë nga të parët që ka zbuluar dhe investiguar këtë skandal janë tregues i qartë që shkrime të tilla vlejnë për të nxitur reagim. Që dhe pse nuk është i duhuri, më së paku kanë vënë në lëvizje një parti që pretendon të jetë aktive në zgjedhjet e ardhshme.

Populli thotë “më mirë vonë se kurrë”.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme