Bota 26 Prill 2025, 18:17 Nga VNA

Shtegtim nëpër Romë, deri në "shtëpi": Papa varroset në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe

Ndaje në Whatsapp
Shtegtim nëpër Romë, deri në "shtëpi": Papa

  • Duke kaluar zemrën e kryeqytetit, përgjatë një rruge me 150 mijë njerëz, arkivoli me Françeskun mbërriti në vendin e dashur të devocionit të tij ndaj Marisë. Në oborrin e kishës e priste një grup varfanjakësh, pastaj varrimi, privatisht. Atë Albanese: "Papa nuk pohoi mistikën e mjerimit, por na kujtoi se asnjë njeri nuk është ishull". Motër Giaretta: “E çliroi Ungjillin nga koret dhe cektësia.

Arkivoli me Papën Françesku arrin në kodrën Esquiline, në më të voglën nga katër bazilikat papnore, e vetmja kushtuar Virgjërës dhe më e lashta me emrin e Saj në Perëndimin e krishterë, për varrimin pas funeralit në Shën Pjetër dhe pas homazheve të turmës përgjatë rrugës së qendrës romake. Mbërriti në Santa Maria Maggiore, një vend shumë i dashur nga Papa. Sot vezullon! Është shkëlqim, që përzihet me dhimbjen. Siguri e një majaje mirësie, mbjellur në cepat e Tokës, e mirësi që përmbytet. Mbetet si shtysë për të rinjtë që providenca e Zotit i mblodhi këtu për Jubileun e Adoleshentëve, e edhe për të moshuarit e ligështuar nga vitet, për bamirësit, që mund të vazhdojnë të shikohen nga një mjeshtër i dëgjimit, i mëshirës, ​​i mirëseardhjes. Ai është “Papa i të varfërve”. Kudo. E kushdo! E janë pikërisht të varfrit ata që e mirëpresin mbërritjen e arkivolit në Bazilikë. Rreth dyzet prej tyre, të gjithë të rreshtuar në oborrin e Kishës, secili me  një trëndafil të bardhë, i bëjnë homazh “Atit” të tyre. Janë të varfër, të pastrehë, të burgosur, migrantë. Formojnë një kurorë rreth arkivolit. Lulet e mbledhura nga katër fëmijë hyjnë së bashku me kryetarët e ceremonive për varrimin privat. Duartrokitjet e pandërprera të shtegtarëve vijojnë përreth sheshit, për të nisur, pastaj, Rruzaren. Nesër pasdite Kolegji i Kardinajve do të vijë këtu për të kremtuar të Dielën e Dytë të Mëshirës,​​Mbrëmjen e Dytë. Ndërkohë, Papa Françesku ka hyrë në “shtëpinë” e tij. Në kryqëzimin e rrugëve të kryeqytetit, homazhi i "të poshtëruarve" Një i ri britanik që mori sakramentet e fillesës së krishterë në Pashkët e vitit të kaluar, në Shën Pjetër, thotë se provon ndjenjën e madhe të së mirës në Kishë, atë që Papa e ka dëshiruar gjithmonë. “Një simbol për të varfrit, me të cilët identifikohej, me thjeshtësi absolute”: kjo është sinteza që jehon sinqerisht edhe në kujtesën e murgeshave, edukatoreve, besimtarëve laikë, studentëve, familjeve. Disa dhjetëra metra larg është stacioni Termini,  qendër e trafikut romak dhe vend zbarkimi për turistët nga e gjithë bota. Këtu, për vite me radhë, një zyrë dioqezane e Caritas-it ka ndihmuar të pastrehët e nevojtarët. Iuliani, me origjinë rumune, përfitoi nga kjo ndihmë. Ai mbërriti në Romë tridhjetë vjet më parë dhe u integrua mirë edhe pse nuk ka gjetur ende punë. Është ortodoks, që ka ndjerë dashuri të thellë për Papën qysh dhjetë vjet më parë, kur mori pjesë në shërbesën  shenjte me rastin e Jubileut të Mëshirës,​​pikërisht në konviktin bamirës pranë shinave në Via Marsala, aso kohe me dyqind shtretër dhe me ushqim për mbi pesëqind vetë. Papa i përvujtërisë është për të. “Në ditëlindjen e time, vinin dhurata të vogla dhe ushqime - kujton - Kam drekuar me të disa herë për Krishtlindje, në Sallën e Palit VI. Sot, shumë njerëz mbajnë kryqe të arta, por zemrën e kanë prej druri, ndërsa Krishti mbarte një kryq të rëndë prej druri, por kishte një zemër prej ari. Kështu ishte edhe Papa”. Nëpër qendrën e qytetit, ndërmjet njerëzve Udhëtimi i arkivolit zgjati rreth gjysmë ore, duke mbërritur nga Via Merulana, një rrugë e rëndësishme, që e lidh me Bazilikën e San Giovanni-t. Duartrokitje. Françesku do të jetë Papa i tetë i varrosur këtu, pranë Honoriusit III, që u dha rregullën e vulosur françeskanëve. U vendos në varrin e ngritur në navatën e majtë, ndërmjet Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza.  Drita e sotme skalit madhështinë e këtij vendi të shenjtë ku Jorge Mario Bergoglio shkoi 126 herë, për të shprehur kushtimin e tij Marisë, para ikonës së Salus Populi Romani.

Video

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme