Bota 26 April 2025, 17:16 Nga VNA

Gjykata kthen emigrantët/ Në Gjermani është vendosur, do të dërgohen në pikat ku kanë hyrë në BE

Ndaje në Whatsapp
Gjykata kthen emigrantët/ Në Gjermani është vendosur, do

Vendet që nuk janë në kufirin e Bashkimit Evropian, si Gjermania, kanë probleme të mëdha me të ashtuquajturin emigrim “dytësor”. Pikëpyetje të mëdha rrethojnë sakaq situatën e klandestinëve që kanë aplikuar për azil në vendin e parë ku kanë hyrë në BE – pra zakonisht në Greqi Itali dhe Spanjë, dhe më pas kanë shkuar në një vend më të pasur të BE-së, si Gjermania, dhe kanë aplikuan sërish për azil atje. Sipas marrëveshjes së Dublinit, gjithçka është e qartë këtu – megjithëse vendet e jugut të BE-së janë jashtëzakonisht të pakënaqura: vendi i parë i hyrjes është përgjegjës dhe ata mund të deportohen atje derisa të vendoset lidhur me kërkesën e tyre për azil, kujton DW. Megjithatë, situata në kampet e refugjatëve, veçanërisht në Greqi, konsiderohet problematikë me mungesa elementare si shtrati, ushqimet dhe mundësia për higjienë personale në kampe. Kjo kërcënon të drejtat e tyre themelore si nga Karta e Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, Gjykata Administrative Federale e lartë në Leipzig, ka nxjerrë një vendim për rastin e ankesës së një 34-vjeçari pa shtetësi nga Gaza dhe një shtetasi somalez 32-vjeçar. Të dy erdhën në BE në Greqi nga Turqia në vitin 2017 dhe 2018, ku iu dha statusi i refugjatit. Megjithatë, të dy vazhduan për në Gjermani, ku aplikuan për azil. Sipas marrëveshjes së Dublinit, autoriteti kompetent – Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), dëshironte t’i kthente ata në Greqi, dhe çështja përfundoi në gjykatën në Lajpcig. Vendimi ishte pragmatik: këta burra të rinj, të shëndetshëm, të aftë për punë mund të deportohen në Greqi. Atje ata nuk do të kërcënohen me “kushte degraduese apo çnjerëzore të jetesës”, as nuk do të kërcënohen me shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme