Bota 25 April 2025, 08:02 Nga VNA

Kina i kërkon SHBA-së heqjen e tarifave: “Ai që lidhi zilen, duhet ta zgjidhë vetë”

Ndaje në Whatsapp
Kina i kërkon SHBA-së heqjen e tarifave: “Ai që lidhi

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të heqin të gjitha tarifat e vendosura ndaj mallrave kineze, si kusht për të zgjidhur përplasjen tregtare mes dy vendeve. Kërkesa vjen nga Ministria e Tregtisë së Kinës, e cila thekson se përgjegjësia për këtë krizë bie mbi SHBA-në.

“Nëse SHBA-ja dëshiron me të vërtetë të zgjidhë çështjen, duhet të heqë të gjitha masat e njëanshme tarifore ndaj Kinës. Ai që lidhi zilen, duhet ta zgjidhë vetë”, u shpreh zëdhënësi He Yadong.

Lufta tregtare është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi administrata Trump vendosi tarifa deri në 145% ndaj produkteve kineze, çka solli si kundërpërgjigje tarifat kineze deri në 125% ndaj produkteve amerikane. Si pjesë e masave hakmarrëse, Kina ka anuluar disa blerje të avionëve Boeing. Dy janë kthyer tashmë dhe një i tretë pritet të pasohet.

Për më tepër, zyrtarët kinezë kanë mohuar deklaratat e presidentit Trump për negociata të mundshme. “Nuk ka pasur as konsultime, as negociata për tarifat”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, duke i cilësuar lajmet për një marrëveshje të afërt si “të rreme”.

Në anën tjetër, Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Pekinit, duke akuzuar Kinën për mosrespektim të marrëveshjes për avionët dhe për lejimin e trafikut të fentanilit në SHBA.

Ndërsa tensionet mbeten të larta, zëvendësministri i Tregtisë së Kinës, Ling Ji, u bëri thirrje kompanive të huaja në Pekin të shohin krizën si një mundësi, ndërsa Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, konfirmoi se negociatat ende nuk kanë nisur, por shpreson në një “marrëveshje të madhe” për të stabilizuar situatën.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme