Bota 23 April 2025, 14:06 Nga VNA

Nga kërcënimet te kompromisi: Trump zbut tonin ndaj Kinës dhe Powell

Ndaje në Whatsapp
Nga kërcënimet te kompromisi: Trump zbut tonin ndaj Kinës dhe

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur tonin ndaj Kinës dhe kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, pas javësh tensionesh që kanë tronditur tregjet financiare ndërkombëtare.

Në një deklaratë nga Zyra Ovale, Trump tha se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e bankës qendrore amerikane, pavarësisht kritikave të përsëritura ndaj politikës së tij monetare.

“Nuk kemi planifikuar asgjë të tillë. Media raporton si të dojë, por unë nuk kam ndërmend ta shkarkoj,” tha Trump. “Do të doja të ishte më aktiv në uljen e normave të interesit, pasi kjo është një kohë shumë e mirë për një lëvizje të tillë. Por, edhe nëse nuk e bën, nuk është fundi i botës.”

Krahas kësaj, presidenti amerikan u shpreh optimist për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën. Ai bëri të ditur se tarifat ndaj mallrave kineze “do të bien ndjeshëm, por jo në zero”, ndërsa theksoi se qëllimi i tyre është rikthimi i fabrikave dhe vendeve të punës në SHBA — një nga premtimet kyçe të axhendës së tij ekonomike.

Aktualisht, disa nga tarifat ndaj produkteve kineze kanë arritur deri në 145%, duke nxitur kundërpërgjigje nga Pekini dhe shqetësime të forta mes ekonomistëve për ndikimin global të një lufte tregtare.

Komentet e Trump vijnë mes spekulimeve për një tentativë të mundshme për shkarkimin e Powell, një veprim që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e presidencës amerikane dhe për të cilin ekzistojnë dyshime ligjore.

Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se pritet një ulje e tensioneve me Kinën, duke e cilësuar situatën aktuale si “të paqëndrueshme dhe jo një shaka”.

Zbutja e qëndrimit të Trump ka sjellë frymëmarrje në tregjet globale. Indekset në Japoni dhe Hong Kong shënuan rritje të ndjeshme, ndërsa në SHBA, S&P 500 u rrit me 2.5% dhe Nasdaq me 2.7%.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme