Bota 21 Prill 2025, 21:22 Nga VNA

Orët e fundit të Papa Franceskut/ U zgjua në orën 7.00, por pas 30 minutash…

Ndaje në Whatsapp
Orët e fundit të Papa Franceskut/ U zgjua në orën 7.00, por

Pyetjet që miliona besimtarë po i bëjnë vetes në këto orë janë të gjitha në një pyetje të vetme: si vdiq Papa Françesku? Burime nga Vatikani, sipas disa mediave kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë rindërtuar momentet e fundit të Jorge Mario Bergoglio. Papa zgjohej rregullisht në orën 6 të mëngjesit, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta.

Bashkëpunëtorët e gjetën atë “në gjendje të rregullt”, ndonëse gjendja e tij e përgjithshme tashmë prej ditësh ishte e rëndë.

Menjëherë pasi u zgjua, rreth orës 7 të mëngjesit, Papa Françesku thuhet se u ndje papritur keq. Ai u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm në Vatikan, por në orën 7:35, sipas deklaratës zyrtare, Papa ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes së tij ishte një goditje cerebrale, me koma dhe kolaps të pakthyeshëm kardioqarkullues. Problemet e zemrës ishin theksuar tashmë gjatë shtrimit të tij të gjatë në spital për një pneumoni të dyfishtë që zgjati 37 ditë .

Në certifikatën e vdekjes të nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjienës së Shtetit të Vatikanit, Prof. Andrea Arcangeli shkruhet se “Shenjtëria e Tij Françesku vdiq në orën 7:35 të datës 21/04/2025 në banesën e tij në Domus Santa Marta për shkak të: goditjes në tru, koma, një episod të parikthyeshëm të një sëmundjeje të mëparshme. Insuficienca respiratore në pneumoni multimicrobiale, hipertensioni arterial i tipit II, deklaroj se shkaqet e vdekjes janë ato të treguara më sipër”.

Fiziku i Papa Françeskut ishte cenuar tashmë rëndë. Në ditët para vdekjes së tij, Papa ishte shtruar në Poliklinikën Gemelli për shkak të infeksioneve të rënda respiratore. Tre krizat me të cilat u përball kishin ngritur frikën për më të keqen, aq sa ishte planifikuar një fazë rikuperimi me ventilim dhe izolim të asistuar. Mjekët i kishin sugjeruar Atit të Shenjtë t’i kufizonte të gjitha aktivitetet e tij, por ai kishte zgjedhur të mos braktiste angazhimet, i vetëdijshëm për brishtësinë e trupit të tij, por i vendosur në dëshirën për të qëndruar pranë njerëzve.

Deri në fund, Papa Françesku donte ta jetonte plotësisht shërbimin e tij. Vetëm një ditë para vdekjes së tij ai ishte takuar me Zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe në ditët para tij, kishte zhvilluar bisedime me Mbretin Charles dhe udhëheqës të tjerë. Të dielën, gjatë tubimit tradicional, disa kishin vënë re një ngurtësim të mëtejshëm të krahut, frymëmarrje më të sforcuar dhe madje një person që nga pas i masazhonte shpatullat për të lehtësuar tensionin. Por Bergoglio donte që ajo ditë të mbetej e gdhendur në kujtesën e njerëzve jo për sëmundjen e tij, por për thirrjen e tij për paqe dhe humanizëm.

Mjekët e kanë përshkruar gjithmonë zemrën e Papës si “të fortë deri në fund”, pavarësisht pamjes së tij komplekse klinike. Nga ana tjetër ai kishte një jetë të tërë që vuante nga problemet e frymëmarrjes. Që në moshën 21-vjeçare iu hoq një pjesë e mushkërisë, siç i tha vetë mjekut argjentinas Nelson Castro. Edhe në pleqëri shpesh detyrohej të kërkonte mjekim për bronkitin dhe infeksionet e mushkërive.

Çfarë është një goditje hemorragjike? Shkaku i mundshëm i vdekjes së Papës Goditja që thuhet se ka pësuar Papa Françesku ishte e tipit hemorragjik, një nga format më të rënda dhe të papritura të aksidentit cerebrovaskular. Ndodh kur një enë gjaku në tru çahet, duke bërë që gjaku të rrjedhë në indin e trurit. Kjo gjakderdhje komprometon me shpejtësi funksionet vitale, duke shkaktuar dëmtime të mëdha neurologjike dhe, në rastet më të rënda, vdekjen.

Ndryshe nga goditja ishemike, e cila shkaktohet nga një bllokim në një arterie, goditja hemorragjike është shpesh më fatale dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Faktorët që mund të rrisin rrezikun përfshijnë presionin e lartë të gjakut, brishtësinë vaskulare dhe sëmundjet kardiovaskulare para-ekzistuese. Të gjitha kushtet që ishin të pranishme në pamjen klinike të Papa Françeskut. Sëmundja që goditi Papën, brenda banesës së tij, la shumë pak vend për ndërhyrje, e rënduar nga një gjendje fizike tashmë e goditur rëndë

 

Video

Momenti kur Rakip Gila, pasi kryen masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur, kërcënon me armë drejtuesin e një automjeti, me të cilën tenton arratisjen.

Pas operacionit të zhvilluar sot në Elbasan, 30 personat e arrestuar janë nisur me autobus drejt qelive të paraburgimit në Tiranë. Ata do të qëndrojnë aty deri në përfundim të hetimeve.

?Kryeministri i Spanjës shpall embargo të plotë armësh ndaj Izraelit dhe e cilëson sulmet ndaj palestinezëve si ‘gjenocid’ "Ajo që po bën Izraeli nuk është vetëmbrojtje," por "shfarosje e një populli të pambrojtur dhe shkelje e ligjeve të së drejtës humanitare." Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka njoftuar sanksione të reja për të frenuar “gjenocidin” që po ndodh në Gaza. Ky hap i ri (jo një ndryshim drejtimi, duke marrë parasysh rolin që luan Spanja në dënimin e veprimeve të Izraelit) është si në aspektin narrativ — tani edhe qeveria spanjolle flet hapur për “gjenocid” — ashtu edhe në aspektin praktik, me kreun e qeverisë që ka njoftuar miratimin e afërt të një dekreti që formalizon atë që në praktikë ishte në zbatim prej kohësh: embargo të plotë për blerjen dhe shitjen e armëve me Izraelin. Përveç kësaj, lideri socialist ka shpallur edhe tetë masa të tjera. Ndërhyrja e Sánchez filloi duke kujtuar “vuajtjen” e popullit hebre, Holokaustin dhe “persekutimet” ndaj tij gjatë historisë, duke ritheksuar gjithashtu dënimin ndaj Hamasit. Por “me të njëjtën bindje, qeveria e Spanjës beson se një gjë është të mbrosh vendin tënd dhe një tjetër, krejt ndryshe, është të bombardosh spitale dhe të vrasësh nga uria fëmijë të pafajshëm. Kjo” — shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Moncloa, parlamentin e Madridit — “është një sulm i pajustifikueshëm kundër popullsisë civile, të cilin raportuesi i Kombeve të Bashkuara e përkufizon si gjenocid. 60 mijë të vdekur, dy milionë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, gjysma prej të cilëve fëmijë.” Më pas ai kritikoi hezitimin e disa vendeve evropiane, si Italia, të cilat ende nuk kanë vendosur embargo për armët apo nuk janë shprehur në favor të njohjes së shtetit të Palestinës, një propozim që Madridi e ka përqafuar i pari në Evropë: “Fuqi të mëdha përfundojnë të bllokuara mes indiferencës dhe bashkëfajësisë.”

Një masiv pyjor në zonën e Bushtricës, Kukës, u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan rreth 60 punonjës nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Kukës, administrata e pyjeve, shërbimet publike dhe policia bashkiake, të mbështetur edhe nga grupe vullnetarësh. Burime bëjnë të ditur se terreni i vështirë nuk ka lejuar ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse, megjithatë punonjësit në terren po vijojnë punën intensive për izolimin e vatrës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme