Bota 21 April 2025, 15:38 Nga VNA

“Jo vetëm gazetarëve, por dhe familjarëve!” Tjetër skandal në Pentagon - Hegseth zbulon sekrete ushtarake në grup privat me familjarë

Ndaje në Whatsapp
“Jo vetëm gazetarëve, por dhe familjarëve!”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është përfshirë në një tjetër skandal, pasi sipas New York Times dhe Associated Press, ai ka ndarë informacion të ndjeshëm mbi operacionet ushtarake amerikane në Jemen në një grup privat në platformën “Signal”, ku ishin pjesë vëllai, bashkëshortja dhe avokati i tij personal.

Mesazhet e dërguara më 15 mars përfshinin oraret e fluturimeve të avionëve luftarakë F/A-18, të angazhuar në sulme të rëndësishme kundër rebelëve Houthi në Jemen. Grupi në fjalë, i quajtur “Defense | Team Huddle”, ishte krijuar personalisht nga Hegseth, i cili aktualisht drejton një nga institucionet më të fuqishme të administratës amerikane, me një buxhet prej 892 miliardë dollarësh.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka mohuar shpërndarjen e informacionit të klasifikuar, kritikat ndaj Hegseth janë shtuar. Ish-zyrtarë të lartë të mbrojtjes kanë paralajmëruar se ndarja e të dhënave të ndjeshme në platforma të pasigurta mund të rrezikojë seriozisht jetën e ushtarëve amerikanë në misione aktive.

Bashkëshortja e tij, Jennifer Hegseth, ish-producente në Fox News, nuk mban asnjë funksion zyrtar në Pentagon, ndërsa vëllai, Phil Hegseth, dhe avokati Tim Parlatore, edhe pse me pozita brenda Departamentit të Mbrojtjes, nuk rezulton të kenë pasur nevojë për informacion operacional.

Ky është skandali i dytë brenda një muaji që përfshin ndarje informacionesh në aplikacionin “Signal”, pas një tjetër rasti ku zyrtarë të tjerë kishin diskutuar çështje të ndjeshme ushtarake. Tensionet brenda Pentagonit janë në rritje, veçanërisht pasi Hegseth shkarkoi javën e kaluar tre zyrtarë të lartë me akuzën për “shpërndarje të paautorizuar të informacionit” – akuzë që ata e kanë cilësuar si të pabazë.

Ish-zëdhënësi i Pentagonit, John Ullyot, e përshkroi situatën si “kaos i plotë”, ndërsa zëdhënësi aktual, Sean Parnell, ka akuzuar mediat për një fushatë të qëllimshme ndaj zyrtarëve të afërt me presidentin Trump.

Ndërkohë, sulmet ajrore të SHBA-së në Jemen vazhdojnë. Sipas Uashingtonit, ato janë një përgjigje ndaj agresionit të rebelëve Houthi në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, ku që prej nëntorit 2023 janë shënuar dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare. Por sipas autoriteteve të kontrolluara nga rebelët, një nga këto sulme – i zhvilluar javën e kaluar në një terminal nafte në veriperëndim të vendit – ka shkaktuar 74 viktima dhe 171 të plagosur, ndërsa është cilësuar si “krim lufte” nga qeveria e kontrolluar nga Houthi.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme