Bota 25 Prill 2025, 22:43 Nga VNA

Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

Ndaje në Whatsapp
Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

Ish-mbështetësi i Fidesz tani kundërshtar i Orbanit, Peter Magyar, është tani politikani më i preferuar në Hungari. Partia e tij Tisza kryeson dukshëm në sondazhe kundrejt partisë së Orbanit. Si e ka arritur ai këtë?

Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, duan t’i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies. Ose duan t’i thinë atij, se nuk mund të vazhdohet më si deri tani dhe se ai është shpresa e tyre e madhe.

Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.

Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata. Prej javësh ai ndodhet në një turn ë qytetet e fshtrat e Hungarisë – ndryshe nga Orbani, që mburret se është një “djalë fshati” dhe “luftëtar i rrugës”, por që rrallëherë e ndesh në rrugë.

Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autorkratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.

Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit

Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk i aka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si i aka arritur ai kësaj?

Shumë hungarezë prej kohësh janë të pakënaqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit të tij shërbejnë vetëm klientelën e tyre, që përbën gati një tretën e elektoratit në vend. Lehtësime fiskale dhe favorë financiare janë të përshtatura për këtë klientelë, së cilës i jepen poste në shtet dhe administratë, firmat e tyre përfitojnë nga tenderat shtetërorë. Të gjithë të tjerët rropaten për t’ia dalë disi jashtë këtij sistemi ose jetojnë në kushte të vështira.

Përkundër retorikës së Orbanit, se në Hungari është më mirë se kudo tjetër në BE, në pjesën më të madhe infrastruktura është lënë pasdore – duke nisur që nga rrugët e këqia, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shërbimet publike në kushte kaotike.

Dalje nga sistemi

Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.

Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanindo e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.

Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit

Magyar, mbiemri i të cilit do të thotë shprehimisht “hungarez”, u shfaq në shkurt 2024 duke dalë nga hiçi. Ai doli në publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorëheqjen në kuadër të së ashtuquajturës aferë shpërdorimi. Ajo i pati dhënë falje një personi të dënuar për bashkëpunim në abuzimin e fëmijëve. Në kuadër të aferës u largua nga politika edhe ish- bashkëshortja e Magyarit, deri në ato momente kryesuese e listës së Fideszit për zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim të madh të publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fëmijëve në qendër të politikës së tij, duke bërë shumë punë propagandistike.

Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.

Brenda katër muajve ai arriti të merrte në zgjedhje një rezultat të lartë dyshifror me partinë e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kësaj partie në Partitë Popullore Europiane (EVP), prej të cilave Orbani e nxorri partinë e tij Fidesz në vitin 2021, për t’i paraprirë një përjashtimi të mundshëm.

“Orbani nuk e ka menduar kurrë se mund t’i ndodhë diçka e tillë,” thotë sociologu, Zoltan Somogyi. “Përveç kësaj Magyari arriti të gjitha këto pa ndonjë buxhet të madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, që harrxhoi miliarda për propagandën.”

Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.

Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?

Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.

Kritiku më i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri së fundi në skenën politike me partinë e tij Tisza, vetëm pak javë para zgjedhjeve, arriti rreth 30 për qind – deri tani rezultati më i lartë i arritur nga një parti opozitare kundër Orbanit që nga viti 2010 kur erdhi në pushtet. Magyar është një renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste të paguara mirë në aparatin shtetëror të Orbanit viteve të fundit dhe u shfaq në publik për herë të parë në shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar përfaqëson pozicionet konservatore të Fidesz-it të krahut të djathtë në shumë aspekte, për shembull në politikën e migracionit, por premton të pastrojë korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet në sistemet shëndetësore dhe arsimore. Përveç kësaj, ndryshe nga Orban, ai është shprehimisht pro-evropian.

Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) një ndryshim pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2026 dhe njoftoi: “Tani fillon vallëzimi!”

Raporte problematike me gazetarët

Lidhur me temën e migracionit Magyar do të vazhdojë linjën e Orbanit – por akuzon kryeministrin për moral të dyfishtë, se ndërkohë ka tërhequr dhjetra mijëra migrantë pune nga vendet jo anëtare të BE-së. Paraqitjet e tij publike kanë ngjashmëri me populizmin e Orbanit, ndonëse Magyar kujdeset që të përçojë mesazhe pozitive, në vend që të të yshtë vazhdimisht kundër të tjerëve si Orbani. Magyar prezantohet si jë nacional-konservator i suksesshëm, i sinqertë dhe më i mirë, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. Ndonjëherë ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarët e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka një raport po aq problematik sa edhe Orbani.

Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmontë atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë. Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz. /DW

 

Video

Trafiku i rënduar në Lezhë vijon edhe në muajin shtator Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, trafiku në rrugët që përshkojnë qytetin e Lezhës vazhdon të jetë i rënduar. Fluksi më i madh i automjeteve shkaktohet nga lëvizjet e pushuesve që kthehen nga zonat bregdetare të Shëngjinit, Tales dhe rruga e Velipojës. Bllokimet e qarkullimit kanë nisur rreth orës 17:00 dhe vazhdojnë, pasi numri i automjeteve në rrugë mbetet i lartë.

Një dron i lëshuar nga Jemeni nga grupi militant Houthi ka goditur aeroportin Ramon në jug të Izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur ushtria izraelite. ? Pamjet e publikuara tregojnë skenën e sulmit.

Vërshim protestuesish në Bruksel, kërkojnë qëndrim më të fortë nga BE kundër Izraelit Mijëra protestues pro-palestinezë mbushën rrugët e Brukselit këtë të dielë, në një përpjekje për të rritur presionin mbi politikanët belgë dhe të Bashkimit Evropian, për një qëndrim më të fortë kundër Izraelit dhe në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Protestuesit kryesisht ishin të veshur me të kuqe, për të simbolizuar një vijë të kuqe kundër dhunës në rajon ndërsa brohorisnin njëzëri “Free Palestine”. Duke filluar nga stacioni Brussel-Noord, marshimi u drejtua drejt zonës së Brukselit, ku ndodhen kryesisht institucionet evropiane.

Mesditën e së dielës, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, një përplasje mes dy familjeve ka përfunduar me dy persona të plagosur. Mësohet se dy familjet, të cilat banonin pranë njëra-tjetrës, u përfshinë në një konflikt fizik dhe si pasojë, dy persona mbetën të plagosur. Ata u dërguan në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ku njëri prej tyre ishte goditur me thikë, ndërsa tjetri kishte marrë dëmtime nga sende të forta. Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po kryen ndjekje për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. https://www.vna.al/kronika/konflikti-mes-fqinjeve-ne-durres-perfundon-me-dy-te-plagosur-i14195

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme