Sociale 10 January 2025, 18:48 Nga VNA

Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth 900 mijë ndërsa edhe në vitin 2024 ka pasur trend blerjesh. Me gjithë përpjekjet e qeverisë për të kufizuar blerjen e mjeteve të vjetra që shkaktojnë ndotjen më të lartë në mjedis, shqiptarët kanë blerë vitin që lamë pas rreth 45 mijë mjete me vjetërsi nga 9 deri në 15 vite, ndërsa gati 22 mijë mjete kanë qenë më të vjetra se 15 vite.

Nga totali vetëm 8% e mjeteve janë me pak se 8 vite të vjetra nga data e prodhimit.

99 mijë e 400 mjete janë regjistruar për herë të parë në vitin 2024 prej të cilave 79% janë nga individë dhe vetëm 21% nga subjekte.

19% e mjeteve janë importuar nga Republika Koreane ndërsa nga Italia e Gjermania nga 18% e secilit shtet e totalit të mjeteve e kanë këtë orgjinë importi.

Sipas analizës së të dhënave rezulton se shqiptarët preferojnë automjete me cilindër nga 1.5 deri në 2 mijë kubik duke pasur në treg mbi 300 mijë të tilla ndërsa me cilindër mbi 2 mijë kubik janë më pak se 200 mijë makina.

Ajo që bie në sy është se shqiptarët janë të shtrirë në të gjithë botën pasi kanë sjell në vend automjete nga 80 shtete të botës përfshirë këtu vende si Oman, Bahrain, Kuvajt, Hong Kong, Gana, Rusia e India.

Ndër 99 mijë mjetet mbi 63 mijë kanë lëndë djegëse naftë dhe vetëm 3100 janë elektrike.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme