Sociale 13 August 2026, 15:45 Nga VNA

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

Ndaje në Whatsapp

dsdssccd.jpeg

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lidhurat në Europë me familjen, duke ruajtur një strukturë tradicionale ku kontaktet e përditshme me familjarët dhe miqtë shërbejnë si shtylla kryesore e stabilitetit emocional dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga zyra eUropiane e statistikave, Eurostat, rreth 24.6% e qytetarëve në Shqipëri takohen me rrethin e tyre shoqëror apo familjar çdo ditë, një tregues ky që e pozicionon vendin tonë dukshëm mbi mesataren e shumë ekonomive të zhvilluara të Europës Perëndimore dhe Veriore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për përqindjen e popullsisë që realizon kontakte të përditshme, disa vende në Europë renditen më mirë se Shqipëria, në krye të të cilave spikat Qiproja me 48.1%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.1% dhe Kroacia me 26.9%.

Ky intensitet i lartë i bashkëveprimit social, në një kohë që vendet perëndimore karakterizohen gjithnjë e më shumë nga rritja e individualizmit dhe struktura të izoluara banimi, ku në Francë treguesi i takimeve të përditshme regjistrohet në vetëm 10%, në Austri në 6.8%, në Holandë në 5.1% dhe në Suedi në 3.6%, dëshmon për një formë të veçantë të “kapitalit social” që ruan rolin e një amortizuesi të rëndësishëm në mbështetjen e mirëqenies së përditshme.

Përveç këtyre takimeve të përditshme që përbëjnë një peshë të konsiderueshme, statistikat e Eurostat tregojnë se 20.5% e popullsisë shqiptare zhvillon takime javore, ndërsa 15.7% e qytetarëve takohen me miqtë apo të afërmit e tyre një herë në muaj dhe rreth 19.3% raportojnë kontakte periodike disa herë në muaj.

Shoqëria shqiptare vazhdon të ruajë me forcë një model të bazuar te lidhjet e ngushta, ku kontaktet e shpeshta fizike dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten baza e përditshmërisë.

Në një analizë më të gjerë socio-ekonomike, ky “kapital social” i trashëguar shërben shpeshherë si një rrjetë e rëndësishme sigurie përballë sfidave të vazhdueshme të standardit të jetesës dhe të ardhurave të kufizuara. Ekspertët e çështjeve sociale vënë në dukje se ndihma e ndërsjellë brenda rrethit familjar zbut deri diku goditjet financiare, megjithatë sfidat mbeten të mëdha për shkak të lëvizjeve demografike dhe emigracionit që rrezikojnë të tkurrin këto bërthama tradicionale./Monitor.al/

https://www.datawrapper.de/_/My4fN/

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e kësaj të diele Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar plotësisht strukturën. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ra rreth orës 05:30 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes. Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, konsiderohej një prej investimeve të rëndësishme turistike në zonën e Mesopotamit.

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme