Sociale 25 September 2024, 11:42 Nga VNA

Rregullat e Reja të Bankës së Shqipërisë/ Vështirësi për kreditë e vogla dhe ndikimi në ekonomi

Ndaje në Whatsapp
Rregullat e Reja të Bankës së Shqipërisë/

Rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë pritet të ndikojnë negativisht në marrjen e kredive të vogla, të cilat shumë shqiptarë i përdorin për të mbuluar nevojat e përditshme.

Këto kredi janë zakonisht burimi kryesor për financimin e blerjeve bazike si frigoriferë, telefona, ose për raste urgjente. Me ndryshimet e reja, procesi i miratimit të kredive do të bëhet më i vështirë, duke lënë shumë individë pa akses në para të shpejta kur u nevojiten.

Kjo rregullore mund të ketë ndikime të gjera, jo vetëm për individët, por edhe për ekonominë lokale. Me më pak mundësi për të marrë kredi, qytetarët do të shpenzojnë më pak, duke ulur konsumin dhe duke ndikuar negativisht tek bizneset, të cilat mund të kenë vështirësi në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.

Një tjetër sfidë për shqiptarët do të jetë rritja e kërkesave për dokumentacion, duke e bërë procesin e marrjes së kredive më të gjatë dhe më të ndërlikuar. Në vend të sistemeve digjitale, qytetarët mund të detyrohen të kalojnë shumë kohë për të mbledhur dhe dorëzuar dokumente, çka i bën proceset më të ngadalta dhe jep më pak kohë për të përmbushur detyrimet e përditshme.

Rreziku kryesor që sjell kjo politikë është që shqiptarët, për të përmbushur nevojat e tyre financiare, mund të rikthehen në tregun informal të huamarrjes, përmes fajdeve, duke u larguar nga metodat moderne dhe digjitale që synojnë të thjeshtojnë procesin. Kjo ndryshon kahun e progresit ekonomik, duke komplikuar më tej situatën për shumë njerëz.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme