Sociale 23 September 2024, 18:00 Nga VNA

Stavro Skendi – Studiuesi dhe Patriot i Shquar Shqiptar

Ndaje në Whatsapp

Stavro Skendi konsiderohet ende si një ndër hulumtuesit më të famshëm të studimeve shqiptare. I lindur në Korçë dhe i arsimuar në shkollën elitare amerikane, “Robert College” në Stamboll, pasi kthehet në Shqipëri kontribuon në arsimin shqiptar, duke qenë profesor në Berat. Skendi, si patriot dhe simpatizant i Ballit Kombëtar, nuk mbështeti pushtimin fashist të Shqipërisë më 1939. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai bashkëpunoi me shërbimin agjenturor amerikan OSS – Office of Strategic Services. Pak e dinë që regjimi fashist e internoi në Itali gjatë luftës, bashkë me shumë patriotë të tjerë të Ballit dhe të Legalitetit.

Pas luftës, Stavro Skendi u doktorua në Columbia University dhe dha mësim si profesor i historisë, gjuhëve dhe kulturave në studimet ballkanike në Universitetin e Princeton. Po në Universitetin e Princeton, drejtoi edhe Qendrën e Studimeve Ballkanike, derisa doli në pension.

Gjatë viteve në SHBA, ai ishte një ndër njohësit dhe ekspertët më të mirë të administratës amerikane për Ballkanin dhe Shqipërinë. Në kuadër të Luftës së Ftohtë, Stavro Skendi bashkëpunoi ngushtësisht edhe me CIA-n si ekspert i shkëlqyer i gjeopolitikës ballkanike.

Ndër botimet e tij me vlerë janë: *Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry* (1954), *Albania* (1958), *The Emergence of the Modern Balkan Literary Languages: A Comparative Approach* (1964), *Crypto-Christianity in the Balkan Area under the Ottomans* (1967), *The Albanian National Awakening, 1878-1912* (1967), dhe *Balkan Cultural Studies* (1980).

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme