Sociale 21 September 2024, 18:02 Nga VNA

Pas zjarreve të sivjetshme/Ekspertët: Rritet rreziku i përmbytje në vend

Ndaje në Whatsapp
Pas zjarreve të sivjetshme/Ekspertët: Rritet rreziku i përmbytje

Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipëri pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.

Zjarret që konsiderohen si më të mëdhatë e dekadës së fundit kanë djegur në shumë zona mbulesën bimore duke përshpejtuar erozionin dhe vërshimin e ujrave.

“Kërkohet një sjellje tjetër menaxhuese ndaj natyrës dhe ekosistemeve natyrore. Për këtë duhet të planifikohen mbjellje fidanësh. Është diçka specifike që ndodh në Shqipëri: në shumë zona të vendit kemi ecjen lart të disa llojeve halore që mund të shfrytëzohen në kushtet e e klimës së sotme për mbjelljet e reja. Po ashtu qeveritë vendore duhet të mendojnë për shuarjen e zjarreve duke forcuar kapacitetet me mjete dhe burime njerëzore,” thotë zoti Shuka.

“Për fatin e keq nuk është se ka mungesë kapacitetesh, ka mungesë organizimi më shumë. Dua të kujtoj që dhjetë vitet e fundit administrata e bashkive është shtuar me 10 mijë punonjës që do të thotë që duhet të kishim më shumë njerëz në terren për të menaxhuar, për të parandaluar, për të ulur ndikimin negative të zjarreve, por kjo nuk po ndodh", thotë zoti Diku.

Sipas tij pajisjet teknologjike që janë të nevojshme për zbulimin e zjarreve në kohë mungojnë. Gjithashtu, mjetet për luftimin e zjarreve që nga pompat e thjeshta deri tek mjetet e motorizuara mungojnë. Vëmendje e shtuar, thonë ekspertët, duhet kushtuar edhe trajnimit të stafit që duhet të angazhohet në terren për shuarjen e zjarreve.

"Mbi të gjitha dua të kujtoj që në shërbimin pyjor shqiptar 75% e të punësuarve nuk janë specialistë pyjesh", thotë zoti Diku. Ministria shqiptare e Mjedisit e shpalli vitin 2024 si viti i pyjeve në 101 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar me një program ku përfshihet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella me fidanë pyjorë. Por ritmet e mbjelljes janë tejet të ulta, në raport me mijëra hektarë që dëmtohen çdo vit . Sipas ekspertëve ato nuk kalojnë as 100 hektarë mbjelleje të reja fidanësh pyjorë në vit.

Një vit më parë një zjarr masiv përshkoi me ditë të tëra rreth 820 hektarë në Zonën e Mbrojtur të Pishë Poro në Fier ku rreth 365 hektarë ishin me pisha të cilat u dogjën plotësisht.

VOA

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme