Sociale 23 September 2024, 09:23 Nga VNA

Strategjia e re fiskale, rritja e taksave mbi pasuritë e paluajtshme, do ketë dhe përjashtime

Ndaje në Whatsapp
Strategjia e re fiskale, rritja e taksave mbi pasuritë e paluajtshme, do

Qeveria do të rishikojë me rritje taksat mbi pasuritë e paluajtshme në tre vitet në vijim sipas Strategjisë së re fiskale 2024-2027.

Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së.

Për këtë qëllim po përgatitet kadastra fiskale dhe do të nisë zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028.

Në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme, ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2, në taksën ad valorem pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë.

Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna të tjera.

Miratimi i ligjit u shoqërua me vendosjen e disa përjashtimeve nga pagesa e taksës. Strategjia e re fiskale argumenton se, nga vlerësimet paraprake vërehet se disa përjashtime duhet të eliminohen, si dhe ka hapësirë që të mund të rritet edhe norma e taksës së pronës.

Në shërbim të rritjes së tatimeve mbi pronat do të hartohet një ligj të ri “Për taksën e pasurisë”. Ky ligj hartohet me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe do jetë në proces konsultimi publik.

“Do të ketë rishikime të përjashtimeve nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera”, referohet ne draft.

Strategjia Afatmesme e të Ardhurave (SAA) 2024-2027 paraqet reformat që do të ndërmerren në politikat tatimore, mirë-administrimin tatimor dhe doganor, të cilat së bashku do parashikohet të sjellin rritje të të ardhurave tatimore me 2.5% e Produktit të Përgjithshëm Bruto (PBB) për periudhën katër-vjecare.

Qëllimi i përgjithshëm është mobilizimi i të ardhurave përmes politikave të qëndrueshme fiskale dhe reformave administrative tatimore e doganore, duke thjeshtuar procedurat, kostot e pajtimit, luftën ndaj shmangieve dhe evazionit tatimor, me qëllim krijimin e hapësirave fiskale për më shumë investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Reformat kryesore tatimore dhe administrative të parashikuara në SAA, janë hartuar me asistencën teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe janë të bazuara në direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e tatimeve, taksave dhe doganave./MONITOR

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme