Sociale 24 Shtator 2024, 17:09 Nga VNA

"Humori i zi i mjekëve onkologë në vend të jetës flasin për vdekjen

Ndaje në Whatsapp
"Humori i zi i mjekëve onkologë në vend të jetës

Vijon zbardhja e përgjimeve të Prokurorisë, të komunikimeve mes mjekëve onkologë në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gazetari Osman Stafa, ka dosjen e Prokurorisë së Tiranës dhe prej ditësh publikon pjesë nga kjo dosje, prej të cilave edhe mesazhet e bluzave të bardha me njëri tjetrin. Duken komunikime , që bëjnë në punën e tyre të përditshme, teksa flasin për diagnoza të rënda sugjerojnë njeri tjetrit që në mungesë të kurës për pacientët ti sugjerojnë vend afër banesës së fundit. Ky mund të duket "humor i zi" për një pjesë të mirë por në fakt është edhe kriza morale dhe shoqërore që ka kapluar këtë vend. Ky mjek "harrojne" betimin e Hipokratit dhe bëjnë betimin e hipokritit. Mjekët me njëri-tjetrin sugjerojnë që të ndiqet në spitalin e Fierit. Arsyeja? Sepse ka "varrezat me afër". Por nuk mbaron me kaq! Ata flasin edhe për mungesën e ilaçeve dhe sërish duke qeshur me njëri-tjetrin shkruajnë se nga 10 pacientë, 9 do i çojnë në varreza dhe vetëm njëri do të marrë medikamentin. Përgjigjet e kolegëve për këtë humor të zi janë "me lot" dhe plot me të qeshura, çka tregon shumë për mënyrën sesi i trajtojnë pacientët.

Bisedat mes mjekëve: [27.2.23, 4:02:22 PM] AP(mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga lushnja dr Arjana. Per te disaten here ben reaksion ( bronkospazem) me ulje te saturimit ne fund te oksaliplatinit. Fillon mjekimin ne 14.30 min... nuk do zeme ndonjehere mend ne.. apo te na marre historia.. [27.2.23, 4:03:05 PM] A.P(mjek onkolog): Docetaxel qe fillojne premedikimin ne 14.45.. etj etj [27.2.23, 4:05:29 PM] AD(mjek onkolog): Pacientja 1 dite para kt eshte trajtuar me kortizonike pluse difenilhydramine ok. Jane bere dhe shenimet ne korteke sa per fillimin e kt nuk menaxhaj une hotelerine e pac receta eshte bere sh shpejte [27.2.23, 4:06:58 PM] AP(mjek onkolog): Pavaresisht. Eshte nga lushnja. Duhet te filloje me pare. Edhe kortizoniku 8 ore para ka sens jo 24 ore para. Spo ju drejtohem ju [27.2.23, 4:07:33 PM] AD(mjek onkolog): Dhe para fillimit te ktIj [27.2.23, 4:07:36 PM] EC(mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur jane te perseritura . Nese vendoset te vazhdoje duhet te behet qe ne mengjes kur jemi te gjithe [27.2.23, 4:07:47 PM] AP(mjek onkolog): Nje rast reaksioni duhet pare me precendence per sistemim. [27.2.23, 4:08:01 PM] SS(mjek onkolog): Se si rregull nuk duhet ta bej fare [27.2.23, 4:24:29 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni ne fier do jete me i lehte pasi eksperienca eshte e gjate [27.2.23, 4:25:52 PM] EC(mjek onkolog): Fix [27.2.23, 4:31:23 PM] SS(mjek onkolog): Aty ka varrezat me afer ;) [27.2.23, 4:36:37 PM] AR(kryeinfermier): Pacientje ka mare mjekimin dhe eshte shendosh e mire, sa per oraret dhe nr e pacienteve se ndryshojme dot,ka raste qe mund te nisin dhe me vone se ne 14:45 per shkak te ngarkeses por qe jsne raste shume te rralla, prandaj eshte turni 2 i stafit infermieror edhe deri ne oren 20:00 nese nuk mbarojne,ka dhe mjek roje! Kshu qe nuk perjashtohen kto lloje fenomenesh me 19 poltrona. [20.1.23, 6:26:36 PM] SS(mjek onkolog): Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frike mos i shkaterronin shtepine. Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve. Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine. Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura. [20.1.23, 7:38:08 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Bukur Raqi. Cfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.? [20.1.23, 7:39:35 PM] LD(infermiere): Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha [20.1.23, 7:40:41 PM] AP(mjek onkolog): *QESH [20.1.23, 7:40:47 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Joo. Të gjithë shokët e tu qe e kane marre, janë në varreza tashmë [20.1.23, 7:41:51 PM] SS(mjek onkolog): U gjet zgjidhja [20.1.23, 8:15:31 PM] RB(mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina zgjidhja me e zgjuar. Me lot.

Video

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme