Sport 1 October 2026, 09:31 Nga VNA

Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas debatit për stolin: “Do të tregoj të vërtetën”

Ndaje në Whatsapp
Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas debatit për stolin:

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i kombëtares portugeze pas debatit të krijuar për mosaktivizimin e tij në ndeshjen kundër Norvegjisë. Kapiteni e njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale, pas konferencës për shtyp të trajnerit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit. 

Qëndrimi i CR7 për të gjithë ndeshjen në stol solli pikëpyetje mbi marrëdhënien me trajnerin. Në konferencën para përballjes me Danimarkën, Jesus mohoi se kishte një konflikt, por pranoi se sulmuesi ishte mërzitur pasi kishte bërë nxehje dhe nuk ishte futur në fushë.

Trajneri shpjegoi se kishte menduar ta aktivizonte gjatë takimit me Norvegjinë, por rrjedha e ndeshjes e kishte shtyrë të ndryshonte vendim. Ai theksoi se zgjedhjet për formacionin dhe zëvendësimet i takojnë atij, ndërsa vëmendja e skuadrës duhej të përqendrohej te Danimarka. 

“Për sa kohë jam unë trajneri, vendos unë. Nuk mund të më ndryshojë mendimin asnjë lojtar, as presidenti”, deklaroi Jesus.

Pas konferencës, Ronaldo konfirmoi largimin dhe paralajmëroi se do të shpjegonte më vonë arsyet e vendimit.

“Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën mbi arsyet që më çuan të largohem nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë”, shkroi CR7.

Sulmuesi e mbylli reagimin duke i uruar suksese Portugalisë dhe të gjithë shokëve të skuadrës, pa përjashtim. Në mesazhin e tij, ai nuk njoftoi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja. 

Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi largimin e kapitenit dhe bëri të ditur se përgatitjet për ndeshjet me Danimarkën dhe Norvegjinë do të vijojnë me 24 lojtarët e mbetur në grumbullim. 

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme