Kronika 5 February 2025, 10:59 Nga VNA

Rama: Nuk dëgjuam skenarin e Bankës Botërore/ Ironizon partitë opozitare për premtimet mbi pensionet

Ndaje në Whatsapp
Rama: Nuk dëgjuam skenarin e Bankës Botërore/ Ironizon

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ulen pensionet dhe të rriten çmimet e energjisë. Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.

Gjithashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.

“Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për premtimet e partive opozitare lidhur me pensionet në vend.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për sfidat dhe ambiciet e reformës së re të sistemit të pensioneve për Shqipërinë 2030, kreu i qeverisë iu referua premtimeve të PD dhe partive të vogla duke theksuar se i hapin lutë fakteve dhe ekspertizës duke rrezikuar ta çojnë vendin në humnerë.

“Jemi afër një dite zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh me sy mbyllur drejt një humnere, do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë. Do të ecim paralelisht me bonuset të cilat janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit kemi kaluar në dy bonuse, në fundvit dhe në pranverë”, tha Rama.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme