Politika 7 November 2024, 14:04 Nga VNA

Rama: Fitorja e Trump mund të jetë më e mirë për Europën

Ndaje në Whatsapp
Rama: Fitorja e Trump mund të jetë më e mirë për

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Budapest për Samitin e Komunitetit Politik Europian, u pyet nga gazetarët mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe mundësinë e një fitoreje të mundshme të Donald Trump. Rama vlerësoi se, megjithëse për herë të parë pas zgjedhjes së Trump, shumë menduan se NATO mund të dobësohej, realiteti ka treguar të kundërtën, duke e bërë Aleancën më të fortë. Ai shtoi se duhet të pritet për të parë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por se fitorja e Trump mund të përbëjë një mundësi për Europën.

“SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht e keqe për Europën, mund të jetë më e mirë për Europën”, tha Rama, duke theksuar se shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Europë dhe nuk bëjnë dallim për atë që është në Shtëpinë e Bardhë.

Në samitin e sotëm, që po zhvillohet në Budapest, do të marrin pjesë 50 liderë të Europës, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Temat kryesore të diskutimeve përfshijnë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe migracionin. Komuniteti Politik Europian, i krijuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në vitin 2022, ka për qëllim të ofrojë një forum pan-evropian për diskutime, duke përfshirë dhe shtetet joanëtare të BE-së, si Ballkani, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme