Politika 7 November 2024, 11:22 Nga VNA

Bardhi kërkon dorëheqjen e Spiropalit pas vendimit të Gjykatës Administrative: Shkelje e Kushtetutës

Ndaje në Whatsapp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar dorëheqjen Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit, pas vendimit të Gjykatës Administrative që shfuqizoi vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Bardhi theksoi se ligjvënësit demokratë u ndaluan të hyjnë në Kuvend, duke iu bllokuar hyrja me kangjella hekuri dhe forca sigurie. Ai e cilësoi këtë veprim në kundërshtim me Kushtetutën, duke kërkuar përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të deputetëve të opozitës.

“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend. Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh. Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige." tha Bardhi

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme