Politika 7 November 2024, 09:40 Nga VNA

PD rikthehet në Kuvend, në fokus buxheti faktik i vitit 2023

Ndaje në Whatsapp
PD rikthehet në Kuvend, në fokus buxheti faktik i vitit 2023

Deputetët e Partisë Demokratike pritet të rikthehen sot në seancën plenare të Kuvendit, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”. Vendimi vjen pasi Gjykata Administrative shpalli dje verdiktin mbi ankimimet e deputetëve të PD, të cilët u dënua nga Këshilli i Etikës për periudha që varionin nga 40 deri në 60 ditë.

Përveç buxhetit faktik, Kuvendi do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, si dhe një tjetër projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues të Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, gjithashtu i ndryshuar.

 

 

 

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme