Politika 6 November 2024, 15:06 Nga VNA

Zyra e OKB në Tiranë i del për zot Linda Ramës. "Eksperte me integritet dhe pavarësi"

Ndaje në Whatsapp
Zyra e OKB në Tiranë i del për zot Linda Ramës.

Zyra e OKB-së në Tiranë i ka kthyer përgjigje letrës së dërguar dhe firmosur nga deputetët e PD që kërkonin largimin e ekspertes Linda Rama nga detyra e saj që e mban prej shumë vitesh. Në përgjigje thuhet:

“UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara. Procesi ynë i rekrutimit të konsulentëve ndjek praktika të drejta, transparente dhe pa diskriminim në çdo hap. Kjo përfshin praktika të hapura dhe konkurruese të punësimit, me shpallje të gjerë të pozicioneve të lira, për të tërhequr një grup sa më të larmishëm dhe të kualifikuar aplikantësh. Të gjithë konsulentët e OKB-së përzgjidhen në bazë të kushteve të mirë-përcaktuara të punës, dhe aplikantët vlerësohen sipas kritereve objektive, ekspertizës teknike përkatëse dhe përputhshmërisë strikte me udhëzimet organizative, për të siguruar që projektet të realizohen me integritet dhe pavarësi.”

Me gjuhën diplomatike të një organizate ndërkombëtare, zyra e OKB-së në Tiranë e ka zhvlerësuar kërkesën e PD duke mbrojtur së pari veten dhe stafin për sa kohë mban përgjegjësi për raportet e botuara nga zyra e Tiranës.

Së dyti, ka hedhur në erë strategjinë e komunikimit të opozitës e cila pak muaj para zgjedhjeve zgjedh të merret me detaje të parëndësishme të një qeverie që ka kaq shumë probleme dhe skandale për të denoncuar. Por duket qartë se mënyra e vjetër për të sulmuar familjarët, devijuar denoncimin tek banaliteti dhe jo tek thelbi i problemit mbetet cilësi e ndëshkuar herët e opozitës.

Së treti, Në vitin 2021 PD arriti të marrë një numër rekord votash dhe të nxisë një frymë optimiste për fitoren e opozitës që ishte shumë afër fitores. Dhe strategjia, ashtu si dhe ajo e vitit 2005, u përqendrua tek optimizmi, alternativa, programi dhe lënia pas e akuzave familjare dhe personale.

Linda Rama mund të ketë gjithë mëkatet e botës për të bërë politikë dhe opozitë, por të përdorësh punën e saj si eksperte për të fituar pikë në publik është njësoj si të publikosh emailet e Argita Berishës kur kërkonte përqindje nga biznesmenët që i ofronte babait dhe të shkruash: leksion si të pasurohesh nga babai kryeministër.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme