Kronika 3 August 2024, 09:54 Nga VNA

Qëlloi me armë zjarri gjatë natës në Shkodër, kush është Viktor Marku i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës?

Ndaje në Whatsapp
Qëlloi me armë zjarri gjatë natës në Shkodër, kush

Janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bustit të Prekë Calit dhe mësohet se personi i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.

Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, villain e tij dhe djalin e xhaxhait të Viktor Markut. Gjatë kontrollit në automjetin tip BMË, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Por Viktor Marku nuk është një emër i panjohur për policinë. Marku është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë. Ai u arrestua nga policia, por që më pas është liruar për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës.

Më 17 Mars 2022, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës. Për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Markun, konkretisht dajë dhe nip u shua masa e sigurisë.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme