Kronika 2 August 2024, 11:10 Nga VNA

“Keqtrajtim i të miturit”/ Përdorën të miturin për video në tik-tok, dërgohen në gjyq babi dhe gjyshja

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Beratit ka dërguar në gjyq Natasha Rombula-n dhe djalin e saj, Armando Kumarakun, pasi akuzohen se kanë detyruar nipin e mitur (Djalin e Armandos) të bënte video në TikTok me fjalor banal.

Nënë e bir akuzohen për “Keqtrajtim i të miturit”. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasit A.K., dhe N.R. për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë në kuadër të procedimit penal nr.760/2023, u provua se shtetasit në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke përdorur fjalor banal. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. K., të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme