Kronika 1 Gusht 2024, 15:20 Nga VNA

Grupi kriminal "Çopja"/ SPAK zbardh detajet e aksionit me Europol dhe Eurojust

Ndaje në Whatsapp
Grupi kriminal "Çopja"/ SPAK zbardh detajet e aksionit me
 

SPAK reagon zyrtarisht lidhur me aksionin që goditi grupin kriminal të drejtuar nga Franc Çopja e Hajdar Çopja alias Bako. Prokuroria ka hedhur dritë mbi një seri vrasjesh e atentatash që kanë si motiv përplasjen e vëllezërve Çopja me Erjon Alibej.

Grupi kriminal Çopja pasi realizoi masakrën e Bradasheshit kreu dhe 5 vrasje të tjera, njerëz të afërt të Alibejve, ndërsa bënte plane për vrasjen e Erjon Alibej dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Gjatë aksionit u sekuestruan dhe 1 mln euro cash si dhe 42 pasuri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.).

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj,  qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare.

Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë. Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale  ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi F. G. (ndryshe F. Ç.), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë: Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj; Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan; Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin; Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë; Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan; Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat. Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier; Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë. Gjithashtu kjo organizatë kriminale  ka kryer dhe  veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht: 9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve  materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020; 10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020; 11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020; 12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën  kohore korrik – nëntor 2020; 13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në  periudhën kohore korrik – tetor 2020; 14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në  periudhën kohore tetor – nëntor 2020; 15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020; 16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020; 17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021; 18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore  janar 2020 – janar 2021; 19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020; 20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor  të vitit 2020; 21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt  maj – gusht të vitit 2020; 22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020. 23. Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi. 24. Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale. 25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e  ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. 26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës  së Shkallës  së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan. Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.86, datë 29.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm. Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar  42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme