Kronika 31 July 2024, 13:41 Nga VNA

Përplasja Erjon Alibej-Klani Copja, nga grabitja e drogës në Britani te ekzekutimet mafioze. Detaje nga aksioni i SPAK

Ndaje në Whatsapp
Përplasja Erjon Alibej-Klani Copja, nga grabitja e drogës në

SPAK godet një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që kanë operuar në Elbasan; grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja ky i fundit i njohur me nofkën DARI, kundërshtarët e përbetuar të Erjon Alibej i njohur si ”Krymi”.

Prokurorët e posacëm kanë siguruar prova që implikojnë klanin Copja në të paktën 6 vrasje të kryera në Elbasan e Rrogozhinë, ndërsa janë zbuluar lidhje të tyre me njerëz të policisë e drejtësisë.

Kështu, prokurorët kanë hedhur dritë mbi atë që njihet si Masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018, ku u qëlluan mbi vdekje, Endrit Alibej, i njohur me nofkën Tarzani, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Tarzani dhe vëllezërit Copja kanë qenë dikur miq të ngushtë, por humbjes së një sasie të madhe kokaine në Britaninë e Madhe ata u përplasën ashpër dhe sipas SPAK Hajdar dhe Franc Copja urdhëruarn masakrën e Bradasheshit.

Po ashtu nga zbërthimet e komunikimeve në SKY ECC është hedhur dritë edhe mbi ekzekutimin e Andi Zyfylit, i afërm i klanit kriminal të Erjon Alibej, vëllai i Endrit Alibej që u ekzekutua te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Zylyfi u qëllua për vdekje aksin Elbasan-Peqin, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i plagosur Ardit Uruçi.

Në kuadër të hetimit, janë zbardhur edhe vrasja e Kevin Bahos dhe plagosjes së vëllait të tij Sandër Baho i njohur me nofkën Sakati.

Aleksandër alias Sandër Baho ishte njeriu i besuar i Endrit Alibej. Edhe në këtë rast urdhërues dhe financues të vrasjes janë vëllezërit Copja. Hetuesit kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Klevis Kapllanit në shtator të 2020 në Rrogozhinës. Kapllani ishte shok me të penduarin e drejtësisë Nuredin DUmani.

Në kuadër të aksionit që ka në shënjestër klanin Copja, janë arrestuar edhe zyrtarë të policisë, sic është rasti i Agustin Cinarit, shef krimesh në Durrës, apo zv.drejtori i burgut të Bradashesh Martin Musaj. Në masë sigurie ishteg dërguar edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fehahu. Ndërsa në kërkim është shpallur për të disatën herë Talo Cela, një emër kontrovers i botës së krimit, i cili që prej megagrabitjes në aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza jeton në arrati dhe mbi supe i rëndojnë krime të rënda.

Franc dhe Hajdar Copja kishin ndërtuar një bazë të fortë në Dubai dhe kishin investuar miliona euro atje. Franc Copja u ekstradua në Dubai, si i dyshuar për  vrasjen e Arjan Spahiut, i njohur si Arjani i Vogël, në Belgjikë, që njihej si truri financiar i organizatës së Erjon Alibej.

Hajdar Copja u arrestua në Dubai, por lirua më pas. Kundërshtari i tyre Erjon Alibej ndodhet në paraburgim i dyshuar për shumë krime të rënda. Ai bashkëpunoi me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ekzekutoi të gjithë personat që dyshonte se kishin marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij Endritit, sic ishin vëllezërit Viktor e Besmir Haxhia në Durrës, Dorian Shkozën e Anxhelo Avdinë, etj.

Ndaj pjesëtarëve të grupit kriminal që u godit nga SPAK rëndojnë dyshimet për vrasje, grup kriminal e korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme