Kronika 31 July 2024, 09:34 Nga VNA

Gërdeci/ Shtyhet gjyqi për Mediun, gjyqtarët me pushime

Ndaje në Whatsapp
Gërdeci/ Shtyhet gjyqi për Mediun, gjyqtarët me pushime

Gjykata e Posacme shtyu per në datë 11 shtator procesin ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Kjo shkak se avokatët e ish-ministrit por edhe prokurorët e SPAK kanë kërkuar kohë të njihen me përgjigjet e ekspertëve financiarë, të cilët kanë hartuar dokumentin lidhur me dëmin e shkaktuar nga shpërthimi tragjk në fshatin Gërdec që iu mori jetën 26 qytetarëve.

Për tiu dhënë kohë palëve të shqyrtojnë dokumentin dhe për faktin se gyqtarët nisin pushimet verore procesi u zhvendos në shtator. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyrë në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues lidhur me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec. Nga shpërthimi ne punishten e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme