Kronika 29 July 2024, 11:33 Nga VNA

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Aurel Zarka

Ndaje në Whatsapp
U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Aurel Zarka

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka me urdhër të SPAK.

Aurel Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Gjatë vettingut  në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Aurel Zarka deklaronte pjesë takuese në pasurinë familjare me vlerë 13 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 43.6 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 29.7 milionë lekëve, likujditete bankare me vlerë 12.2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme