Kronika 26 July 2024, 13:41 Nga VNA

Shqyrtohet kërkesa Belerit për pezullim të dekretit të presidentit Begaj

Ndaje në Whatsapp
Shqyrtohet kërkesa Belerit për pezullim të dekretit të

Gjykata Administrative shqyrton sot kërkesën e Alfred Belerit për pezullimim e  zbatimit të dekretit të Presidentit për caktimin 4 gushtit si datë  zgjedhjesh për Bashkinë Himarë.

Në objektin e kërkesë

-padisë dorëzuar në gjykatë thuhet:

"Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Vangjel Dule bashkë me avokaten Klodiana Gjyzari në gjykatën Administrative ku pritet të shqyrtohet padia e Fredi Belerit kundër dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet ne Himare.

Padia e Alfred Belerit do të shqyrtohet nga gjyqatja Etleva Gjamo. Si palë të treta në proces janë KQZ dhe Avokatura e Shtetit.

Avokatja Klodiana Gjyzari deklaroi në seancë se

Dekreti i Presidentit kundërshtohet edhe nga Alfred Beleri, edhe nga Partia Bashkimi për të Drejtat e njeriut.

"

Dekreti cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e paditësve', theksoi avokatja.

Ajo më tej theksoi se: "ne vlerësojmë se Beleri ka një mandat të vlefshëm, mandat që ka vlerë deri në 5 gusht, kohë kur ai ka të drejtë ankimi. Deri në ushtrimim e kësaj të drejte mandati i tij është i ligjshëm, pasi vendimi i KQZ nuk është i ekzekutueshëm". Gjyzari tha se është kerkuar shfuqizim i dekretit. Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë zgjedhjesh menjëherë sapo KQZ deklaroi mandatin e Belerit si kryebashkiak i zgjedhur I Himarës si i papajtueshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme