Kronika 25 July 2024, 10:22 Nga VNA

Krijuan kompani për të pastruar paratë e fituara në Spanjë, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim shtetasen shqiptare dhe tre të huajt

Ndaje në Whatsapp
Krijuan kompani për të pastruar paratë e fituara në
Krijuan në Shqipëri kompani për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe ngre akuza për 1 shtetase shqiptare dhe tre të huaj Jozefina Gjoni, dhe shtetasit e huaj Saverio Ciampi, Claudio Cuchi, dhe Manrico Erriu kanë bashkëpunuar për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.   Njoftimi Prokurorisë

Krijuan në Shqipëri kompani për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe ngre akuza për 1 shtetase shqiptare dhe tre të huaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet për shtetasen J.Gj., dhe shtetasit e huaj S.C., C.C., dhe M.E., nën akuzë për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.1950, të vitit 2021, rezultoi se personat në fjalë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Referuar aktit të ekspertimit kontabël, kryer në dobi të hetimit, u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.

Nga hetimi rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, këto shtetas kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme. U provua se shoqëritë në Shqipëri, të cilat kanë shërbyer për të pandehurit për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë krijuar pasi më parë këto shtetas kanë krijuar shoqëri të tjera në Spanjë, për të cilat janë në hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky fakt provohet jo vetëm nga datat e themelimit të shoqërive në Shqipëri, por edhe mbi faktin se disa prej shoqërive të krijuara në Shqipëri, janë shoqëri bija të atyre të huaja dhe mbajnë të njëjtin emër.

Të pandehurit me dashje kanë krijuar shoqëri në Shqipëri, duke investuar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë duke nxjerrë edhe përfitime nga veprimi i paligjshëm i bërë prej tyre.

1

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme