Kronika 23 July 2024, 18:28 Nga VNA

Dosja e 21 janarit, ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi 3 orë në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Dosja e 21 janarit, ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi 3 orë në

Ish-Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK pasditen e sotme ku ka qendruar për 3 orë në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga SPAK, Prendi nuk u prononcua për mediat, por vetëm është shprehur se do të vijë në SPAK sa herë që ta thërrasin.

“Do të vij në SPAK sa herë që të më thërrasin, për çdo çështje të mundshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Ndrea Prendi ka qenë i dënuar më herët nga gjykata per vrasjen e Ziver Veizit e Faik Myrtaj më 21 janar 2021 gjatë protestës të opozitës së kohës.

Dyshimet janë se mund të jetë pyetur për 21 janarin pas rihapjes së hetimeve nga SPAK me vendim të Gjykatës së Lartë. Ndërsa më parë ishte Gjykata e Strasburg që kërkonte nga drejtësia shqiptare të hetonte një prej ngjarjet më të rënda të 34 viteve të pluralizmit shqiptar.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme