Kronika 23 July 2024, 10:05 Nga VNA

Pjesë e riteve satanike/ Kërkohet pushimi çështjes së 23-vjeçares që u gjend pa jetë me shenja në trup

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e riteve satanike/ Kërkohet pushimi  çështjes

Prokuroria e Tiranës kërkon në gjykatë pushimin e cështjes penale për rastin e Evxheni Baxhos, një e re, e cila 3 cite me parë u gjet e pajetë në shtëpinë ku jetonte me qira. Rasti i saj bëri shumë zhurmë në media, pasi në trupin e pajetë të 23-vjecares u konstatuan disa vizatime, të cilat dyshohej se lidheshin me rite satanike.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se disa pamje filmike të marra nga policia gjyqësore, tregojnë se e ndjera ka patur marrëdhënie me një individ, që më pas është identifikuar si A.B, që mund ta ketë përfshirë në rituale të ndryshme satanike.

Për këtë arsye, hetimet u zhvilluan për veprën penale shkaktimi i vetëvrasjes dhe dyshimet ranë mbi një person që e reja kishte një marrëdhënie intime. Në kuadër të hetimit u krye akt ekspertim mjekoligjor si dhe akti toksikologjiko ligjor, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Evxheni Baxhos.

“Në gjakun dhe indet e Evxheni Baxhos nuk u zbulua prania e lëndëve helmuese, fosforganime, klororganike, fostoksinë. Në gjakun e Evxheni Baxhos nuk u zbuluan lëndë narkotike dhe psikotrope, apo prani e alkoolit etilik”, thuhet në akt ekspertim.

Thënë ndryshe, e reja nuk ishte përdoruese e lëndëve narkotike apo të ishte helmuar.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përcaktuar se shkaku i vdekjes se shtetasit Evxheni Baxho, ka qenë gjendja toksiko-septike me prekje multiorganore, me mekanizmin e pamjaftueshmërisë së punës zemër-mushkëri.

Prokuroria gjatë hetimit të rastit ndalet tek shtetasi A.B, i cili rezulton se ka patur një lidhje intime me vajzën.

Nga hetimi ka rezultuar se A.B i ka sugjeruar të ndjerës – thekson prokuroria – aplikimin e riteve të ndryshme mbi anëtarët e familjes.

Por, fakti që e reja është shtyrë të kryejë akte satanike, sipas prokurorisë, nuk është shkak për vetë vetëvrasje.

“Megjithatë në rastin konkret, nga aktet hetimore të administruara nuk rezulton se e ndjera Evxheni Baxho të ketë ndërmarrë ndonjë akt të vetëvrasjes apo tentativë vetëvrasje, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që mund të prekin rëndë dinjitetin e saj. Pavarësisht influencës së shtetasit A.B ne jetën sentimentale dhe personale, shkaku i vdekjes së të ndjerës ka qenë natyral”, theksojnë prokurorët.

Ata shtojnë më tej, se në rastin objekt hetimi nuk konstatohet lidhje shkakësore, midis veprimeve ose mosveprimeve të shtetasit A.B dhe ardhjes së pasojës, pra vdekja e të resë, e në këtë aspekt vlerësohet se nuk provohet vepra penale e shkaktimit të vetëvrasjes.

Pavarësisht se prokurorët dalin në konkluzionin  se vdekja e Evxheni Baxhos është natyrale, shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Cfarë nënkuptojnë shenjat në trupin e saj? Në cilin sekt bënte pjesë ajo dhe i dashuri që e shtynte të kryente rite satanike? A është hetuar ky sekt? A kanë autoritetet kontroll mbi sektet në vendin tonë?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme