Kronika 26 July 2024, 10:20 Nga VNA

"Sterilizimi" shtyhet gjyqi ndaj Ilir Beqaj, nuk u lejua të bënte deklaratë

Ndaje në Whatsapp
"Sterilizimi" shtyhet gjyqi ndaj Ilir Beqaj, nuk u lejua të

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili mbahet në paraburgim për llogari të hetimit nën dyshimet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC ishte i pranishëm në seancën gjyqësore për aferën e koncesionit të sterilizimit ku po gjykohet për shpërdorim detyre.

Beqaj ka kundërshtuar veprimet e SPAK dhe ka deklaruar se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.

Mësohet se ish ministri  kërkoi të bënte një deklaratë për hetimin që lidhet me SASPAK, por është ndërprerë nga gjykata.

Seanca gjyqësore per sterilizimin u shty per në 12 shtator për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve.

Për aferën e sterilizimit janë të pandehur 9 persona, përfshirë ish-ministri Beqaj, ish- zv.ministri I Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Lidhur me hetimet për Beqaj, së fundmi agjentët e BKH ushtruan një kontroll në një apartament në Vlorë, qe dyshohet se është pasuri e fshehur nga ish-ministri.

Beqaj ndërkohë pretendon se apartamentin e kishte marrë me qira.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme