Kronika 30 July 2024, 12:23 Nga VNA

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Alfred Belerit dhe PBDNJ për zgjedhjet për Bashkinë e Himarës

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Alfred Belerit dhe PBDNJ
  • Gjykata Administrative rrëzon padinë e Alfred Belerit dhe PBDNJ për zgjedhjet për Bashkinë e Himarës

U mbajt sot seanca e dytë në Gjykatën Administrative në lidhje me padinë e Fredi Belerit për dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se presidenti Begaj caktoi një datë pa skaduar afati që klienti i saj të ankimonte vendimin e KQZ. Sipas saj, ai kishte të drejtë që të ankimonte deri më 5 gusht, në orën 16:00. “I qëndrojmë kërkesës për sigurim padie. Kërkojmë shfuqizim të dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet më 4 gusht, sigurimin e padisë dhe rrjedhimisht pezullimin e çdo efekti të dekretit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.”, tha avokatja. Ndërkohë gjyqi për zgjedhjet e Himarës, përfaqësuesja e Presidencës tha se Begaj u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht. Pasi u dëgjuan palët, është rrëzuar edhe kërkesa e dyte e Belerit dhe PBDNJ për sigurim padie për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme