Kronika 2 August 2024, 18:45 Nga VNA

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës protestojnë sërish në autostradën Thumanë-Kashar, Policia i shpërndan me gaz lotsjellës

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë protestuar sërish në autostradën Thumanë-Kashar. Kërkesa e tyre është hyrja dhe dalja në autostradë, pasi janë izoluar së bashku me bizneset e tyre në këto zona.

Të shumtë kanë qenë banorët që i janë bashkuar protestës të cilët janë përplasur me policinë. Kjo e fundit është detyruar që të përdor gaz lotsjellës për të mos lejuar protestuesit të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Kjo është protesta e tretë pas hapjes së autostradës, ndërsa banorët kanë protestuar me muaj të tërë kundër ndërtimit të saj dhe kanë shprehur se nuk kanë as akses por dhe nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.

Vlen të theksohet dhe fakti se këtë protestë nuk e ka mbështetur opozita, duke lënë shqetësimin e banorëve jashtë vëmendjes së mediave.

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme