Lifestyle 19 Korrik 2025, 13:43 Nga VNA

Pse Prada dhe marka të tjera luksoze vazhdojnë ta keqkuptojnë Indinë

Ndaje në Whatsapp
Pse Prada dhe marka të tjera luksoze vazhdojnë ta keqkuptojnë

Shtëpia italiane e modës, Prada, është përballur me kritika pasi prezantoi në pasarelën e Milanos një sandale me gisht të thurur që ngjasonte me Kolhapuri chappal, sandale tradicionale të punuara me dorë në Kolhapur të Indisë. Koleksioni i Prada-s nuk përmendi prejardhjen e këtyre sandaleve, duke shkaktuar reagime të forta mbi mospërmendjen e artizanëve indianë dhe kulturës nga e cila ishin frymëzuar.

Pas polemikave, Prada pranoi publikisht origjinën e sandaleve dhe shprehu gatishmërinë për dialog me artizanët indianë. Për këtë arsye, një ekip i Prada-s udhëtoi drejt Kolhapurit, ku u takua me artizanë dhe tregtarë lokalë për të kuptuar procesin tradicional të prodhimit të sandaleve. Sipas deklaratës për BBC, kompania mbajti një takim të suksesshëm me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë në Maharashtra, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime të ardhshme me prodhuesit lokalë të Kolhapuri.

Ky është një rast i rrallë kur një gjigant global i modës pranon publikisht se ka dështuar të japë kreditet e merituara për artizanët dhe kulturën nga ku ka marrë frymëzim. Shumë marka të mëdha janë akuzuar vazhdimisht për marrjen e elementeve nga traditat indiane dhe të Azisë Jugore pa i përmendur ato, ndërkohë që këto produkte shiten me çmime shumë të larta.

Vetëm pak kohë më parë, Dior u kritikua pasi në koleksionin e saj në Paris përdori një pallto të punuar me teknikën mukaish, një teknikë shekullore indiane, pa përmendur aspak prejardhjen e saj.

Ekspertët thonë se frymëzimi nga kultura të ndryshme nuk është gjithmonë i qëllimshëm për të qenë grabitës, por kur markat globale nuk japin kreditet e duhura dhe nuk njohin kontekstin historik të këtyre elementeve, ato kthehen në forma të shpërdorimit kulturor.

“Shefalee Vasudev, redaktore e Voice of Fashion, thekson se dhënia e krediteve është përgjegjësi e dizajnerëve dhe e markave, pasi ky është një standard që mësohet që në shkollat e dizajnit. ‘Në të kundërt, është një neglizhencë kulturore ndaj një pjese të botës që markat pretendojnë se e duan’, thekson ajo.

Ndërkohë, ndërsa India shihet si një treg me potencial të madh për luksin, shumë marka ende nuk e shohin si një treg të rëndësishëm për modën e nivelit të lartë, për shkak të kërkesës së ulët në krahasim me Kinën apo tregje të tjera. Megjithatë, analistët parashikojnë se deri në vitin 2032, tregu i luksit në Indi do të dyfishohet, duke arritur në 14 miliardë dollarë, falë një klase të mesme në rritje dhe me më shumë mundësi financiare.

Ekspertët si Laila Tyabji nga Dastkar theksojnë se ndryshimi i vërtetë mund të vijë vetëm kur vetë India të respektojë dhe të vlerësojë artizanët e saj, duke mbrojtur punën e tyre unike dhe të trashëguar prej shekujsh. Ajo shprehet se konsumatorët shpesh negociojnë për çmimet e produkteve të punuara me dorë, por nuk e bëjnë të njëjtën gjë për produktet e markave të njohura, edhe pse këto të fundit janë të prodhuara në seri.

Rasti i Prada-s shihet si një pikënisje për të kërkuar më shumë llogaridhënie nga markat ndërkombëtare, ndërkohë që për Indinë mbetet një mundësi për të reflektuar se si mund të mbrojë dhe të ngrejë vlerat e trashëgimisë së saj artizanale në skenën globale të modës.

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme