Lifestyle 30 July 2026, 21:08 Nga VNA

Pse gratë quheshin “shtriga”? Historia tregon se pavarësia financiare ishte shpesh arsyeja kryesore

Ndaje në Whatsapp
Pse gratë quheshin “shtriga”? Historia tregon se pavarësia

Etiketa “shtrigë” nuk lidhej gjithmonë me magjinë apo bestytnitë. Sipas autores Lucianne Tonti, gjatë shekujve XV-XVIII shumë gra u akuzuan për magji thjesht sepse ishin të pavarura financiarisht, zotëronin pasuri ose ushtronin profesione që u jepnin ndikim në komunitet.

Në një analizë të botuar nga The Guardian, Tonti sjell historinë e Katherine Harrison, një vejushë nga Connecticut, e cila në shekullin XVII trashëgoi një fermë dhe u bë një nga gratë më të pasura të zonës. Në vend që të rimartohej, ajo drejtoi vetë biznesin, merrej me bletari, prodhimin e birrës, tjerrjen e leshit dhe madje praktikonte astrologjinë.

Në një periudhë kur shoqëria ishte e dominuar nga norma patriarkale, pavarësia e saj u pa me dyshim. Në vitin 1668, Harrison u arrestua dhe u gjykua për magji. Fqinjët e akuzuan se përdorte forca të errëta për të dëmtuar punën e tyre, ndërsa disa pretendonin se ajo shfaqej në shtëpitë e tyre gjatë natës. Megjithëse provat ishin të dobëta, ajo u shpall fajtore dhe u dëbua nga qyteti.

Sipas historianes amerikane Carol F. Karlsen, gratë që trashëgonin pasuri ose nuk kishin trashëgimtarë meshkuj ishin shumë më të ekspozuara ndaj akuzave për magji. Studimet tregojnë se 64% e grave të ndjekura penalisht për magji vinin nga familje pa trashëgimtarë meshkuj, ndërsa përqindja ishte edhe më e lartë mes atyre që u dënuan ose u ekzekutuan.

Edhe profesionet e grave ndikuan në këtë fenomen. Mamitë, shërueset, gratë që përgatisnin ushqime, merreshin me bulmetin apo bletarinë shpesh konsideroheshin kërcënim për burrat që ushtronin të njëjtat profesione. Sipas një studimi të Universitetit të Kembrixhit, këto profesione ishin ndër faktorët që rrisnin rrezikun e akuzave për magji në Europën e shekujve XVI dhe XVII.

Një tjetër shembull është ai i Agnes Sampson, një shëruese skoceze, e cila në vitin 1590 u torturua dhe u ekzekutua pasi u akuzua se kishte përdorur magji kundër mbretit James VI. Mbi gjysma e akuzave ndaj saj lidhej me punën si shëruese.

Sipas autores, përndjekja e grave si “shtriga” ishte shpesh një mënyrë për të kufizuar fuqinë dhe pavarësinë e tyre ekonomike e shoqërore. Edhe pse sot askush nuk digjet më në turrën e druve, Tonti argumenton se termi “shtrigë” vazhdon të përdoret për të sulmuar gra që sfidojnë normat tradicionale ose fitojnë pushtet e ndikim në shoqëri.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme