Zgjedhja e këpucëve mund të ndikojë drejtpërdrejt në dhimbjet dhe lëvizshmërinë e personave që vuajnë nga artriti i këmbëve, paralajmërojnë ekspertët. Përveç ushqyerjes dhe aktivitetit fizik, kujdesi për këmbët konsiderohet thelbësor, pasi ato mbajnë peshën e trupit dhe luajnë rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit.
Mjekët rekomandojnë shmangien e këpucëve me taka mbi 5 centimetra, modeleve shumë të sheshta, atyre me shollë të fortë dhe këpucëve të hapura në pjesën e thembrës. Sipas tyre, këto modele rrisin presionin mbi gjunjët, kyçet dhe gishtat, duke përkeqësuar simptomat e artritit.
Në vend të tyre, këshillohen atlete të rehatshme me mbështetje të mirë, sandale me shollë të butë dhe takë të ulët (rreth 2 cm), çizme të gjera me shollë fleksibël, si edhe shapka me gisht, të cilat sipas disa studimeve ushtrojnë më pak stres mbi këmbën.
Specialistët theksojnë se këpucët duhet të përshtaten me formën e këmbës dhe të ofrojnë stabilitet, pasi një zgjedhje e gabuar mund të shtojë dhimbjet dhe të kufizojë lëvizjen e përditshme.






















