Rajoni 5 December 2024, 17:20 Nga VNA

Prokuroria e Kosovës në Hagë kryen arrestime për pengim drejtësie

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Kosovës në Hagë kryen arrestime për pengim

Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, që trajton krimet e luftës në Kosovë, tha të enjten se “po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, por pa dhënë më shumë hollësi.

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe familjare të të arrestuarve thanë se prokuroria arrestoi ish shefin e Agjencisë së Zbulimit Bashkim Smakaj, dhe ish kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Po ashtu është arrestuar edhe ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare, Fadil Fazliu.

Bashkim Smakaj i cili e kishte drejtuar Agjencinë e Zbulimit nga viti 2009 deri në vitin 2015, kishte shërbyer për një kohë edhe si këshilltar i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor të vitit 2023 nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj të këtij viti.

Prokuroria që nga orët e mëngjesit është duke kryer bastisje në shtëpinë e ish ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime luftë, që njihet si Dhomat e Specializuara, ka dënuar deri tani dy ish drejtues të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengimin e drejtësisë.

Gjykata ka shqiptuar ndërkaq dy aktgjykime për krime lufte.

Ish komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, u dënua me 26 vjet heqje lirie në dhjetor të vitit 2022, nën akuzat për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Në dhjetor të vitit 2023, Dhoma e Apelit e kësaj gjykate i uli dënimin në 22 vjet, ndërsa në shtator të vitit dënimi u tij u ul në 15 vjet heqje lirie.

Në muajin korrik të këtij viti Gjykata e dënoi me 18 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala për veprat ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Aktualisht në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët u arrestuan në nëntor të vitit 2020, ndërsa gjykimi filloi në muajin prill të vitit 2023. Ata akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Që të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Gjykata u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Ngritja e gjykatës së posaçme si dhe ngritja e akuzave dhe dënimet e shpallura prej saj janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme